Home KRYESORE Provomohet në Tiranë vëllimi i dytë i librit të presidentit kinez “Xi...

Provomohet në Tiranë vëllimi i dytë i librit të presidentit kinez “Xi Jinping: Qeverisja e Kinës”

Foto cover Aktiviteti ne Tirane per librin -Xi Jinping Qeverisja e Kines- (Foto CMG)

Në një veprimtari të zhvilluar në Tiranë nga Grupi Ndërkombëtar i Botimeve të Kinës, Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri dhe shtëpia botuese “Fan Noli”, u promovua vëllimi i dytë i librit të presidentit kinez “Xi Jinping: Qeverisja e Kinës”, në gjuhën shqipe.

Lu Cairong, zv.president i Grupit Ndërkombëtar të Botimeve të Kinës, deklaroi se libri “Xi Jinping: Qeverisja e Kinës” prezanton një panoramë të zhvillimit kinez. Sipas tij, katër vëllimet e librit janë përkthyer në mbi 40 gjuhë të botës dhe në shqip vijnë të përkthyera dy vëllimet e para, të cilat japin një kuptim të plotë të Kinës bashkëkohore në arenën ndërkombëtare.

Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue (Foto CMG)

Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue (Foto CMG)

“Përmes këtyre aktiviteteve, në shpresojmë që të promovojmë Kinën në shoqërinë shqiptare, duke qenë dy vende me qytetërime të lashta”,- deklaroi Lu, i cili theksoi se modernizimi i stilit kinez fokusohet te njerëzit dhe mirëqenia e tyre.

Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue, falënderoi ekspertët shqiptarë që kanë punuar për përkthimin e librit dhe deklaroi se Kina dhe Shqipëria kanë shkruar një histori të bukur miqësie.

Versioni shqip i librit te presidentit kinez (Foto CMG)

Versioni shqip i librit te presidentit kinez (Foto CMG)

“Ky vit shënon 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-Kinë dhe ne jemi të gatshëm t’i forcojmë këto marrëdhënie dypalëshe. Do të ndajmë mundësitë e zhvillimit tonë me të gjitha vendet e botës, përfshirë edhe Shqipërinë. Me bashkëpunimin dypalësh që nga botimi në shqip në vitin 2017, libri “Xi Jinping: Qeverisja e Kinës” përbën një dritare për të njohur Kinën”,- deklaroi ambasadorja kineze në Tiranë, e cila theksoi se ky event do të nxisë bashkëpunimin mes dy vendeve në epokën e re.

Ish-parlamentarja shqiptare, Diana Çuli, tha në aktivitet se përkthimi në shqip i librit është një kontribut për të zgjeruar njohuritë për zhvillimin e Kinës. Sipas saj, libri shërben si mundësi e veçantë për komunitetin ndërkombëtar për të kuptuar rrugën e zhvillimit të Kinës.

Rexhep Hida, president i shtëpisë botuese “Fan Noli”, e cila ka botuar versionin shqip të librit “Xi Jinping: Qeverisja e Kinës”, deklaroi se dy vëllimet e para të librit të presidentit kinez përbëjnë një ndër botimet më të rëndësishme të kësaj shtëpie botuese, i cili është pritur me interes në Shqipëri.

Ish-ambasadori shqiptar, Spartak Topallaj, vlerësoi figurën e presidentit kinez, Xi Jinping dhe mendimin e tij si kreu i shtetit në zhvillimin e jashtëzakonshëm të Kinës.

Vëllimi i dytë i librit përmban një përmbledhje me fjalime, biseda dhe intervista të presidentit kinez, gjatë periudhës 2014-2019.

Spartak Topallaj (Foto CMG)

Takimi në Tiranë (Foto CMG)

Gjatë aktivitetit u bë një shkëmbim mendimesh mbi përshtypjet dhe mbresat e lexuesve shqiptarë për vëllimit e parë të librit dhe për perspektivën e pritshmërive për vëllimin e dytë të librit “Xi Jinping: Qeverisja e Kinës”.

Lu Cairong, zv.president i Grupit Ndërkombëtar të Botimeve të Kinës (Foto CMG)

Lu Cairong, zv.president i Grupit Ndërkombëtar të Botimeve të Kinës (Foto CMG)

“Xi Jinping: Qeverisja e Kinës” është një libër me katër vëllime, me fjalime, shkrime, intervista dhe korrespondencë të mbledhura nga presidenti i Kinës, Xi Jinping, për të ndihmuar lexuesit të kuptojnë sistemin socialist të Kinës, historinë dhe kulturën e vendit, si dhe prezanton zhvillimin e Kinës në shekullin XXI. (Eda Merepeza)/Artikulli dhe fotot janë afruar nga CRI.CN

Diana Çuli (Foto CMG)

Diana Çuli (Foto CMG)

Rexhep Hida (Foto CMG)

Rexhep Hida (Foto CMG)

Spartak Topallaj (Foto CMG)

Spartak Topallaj (Foto CMG)

Share: