Home Gjeo-Ekonomia “Qytetarët paguajnë, politika e mban në xhep!”, Tabaku: Zero para të investuar...

“Qytetarët paguajnë, politika e mban në xhep!”, Tabaku: Zero para të investuar në dy muaj, janë paguar vetëm pagat

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se qeveria nuk ka bërë asnjë investim në dy muajt e fundit në asnjë sektor.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo u shpreh se qeveria nuk ka bërë asgjë më shumë se vetëm ka paguar pagat në këto dy muaj të para të këtij viti.

Postimi i plote.

0 lekë ka shpenzuar shteti për investime në çdo sektor. 0! Kjo është bilanci i dy muajve i janarit dhe i shkurtit.

Të gjithë i dëgjuam deklaratat bombastike që viti i kaluar ka sjellë më shumë të ardhura se çdo vit tjetër 6 miliardë.

12.6% më shumë se viti i mëparshëm. Të ardhura që kanë ardhur nga rritja e çmimeve nga taksat, të ardhurat që kanë ardhur nga profesionet e lira , nga bizneset por ku kanë shkuar këto sepse praktikisht gjatë janarit e shkurtit nuk është bërë asgjë tjetër përveçse janë paguar pagat.

Shteti ka funksionuar për të paguar pagat. 0 lekë në arsim, 0 lekë në shëndetësi, 0 lekë në infrastrukturë. Është arritur rekord i jashtëzakonshëm me 0 dhe buxheti i shtetit që nis një precedent të tillë me 0 tregon pikërisht arrogancën, shterpësinë e mendimit, tregon pikërisht dhe faktin që sot qeveria shqiptare nuk po prodhon asgjë.

Ju paguani, politika nuk e kthen mbrapsht! Qytetarët paguajnë, politika e mban në xhep! Qytetarët paguajnë taksa të rritura, qeveria përsëri nuk e ndjek me investime. Ky është bilanci i dy muajve të parë të viti” shprehet Tabaku.

Share: