Home KRYESORE Rama në Rrëshen inspekton shkollën profesionale, batuta me Dom Gjergj Metën: Ogur...

Rama në Rrëshen inspekton shkollën profesionale, batuta me Dom Gjergj Metën: Ogur i mirë, kur vijmë ne…

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në qytetin e Rrëshenit, aty ku vizitoi një shkollë profesionale.

Kjo shkollë e investuar nga kisha katolike, së bashku me Qeverinë, ka të përfshirë studimet në Hoteleri-Turizëm, Elektroteknikë, Informatikë, Shërbime Mjetesh e Transporti dhe Instalues Sistemesh Hidrosanitare, për të gjithë studentët që duan të zgjedhin këtë drejtim.

Rama takoi dhe bisedoi me Dom Gjergj Metën, punëtorë, përgjegjës të sektoreve të ndryshme duke shkëmbyer informacione, ndërsa në një postim në Facbook, ka treguar detaje të tjera.

“Në shkollën profesionale ku falë angazhimit të kishës katolike dhe pasionit të admirueshëm të Dom Gjergj Metës, është krijuar një sistem i mirëorganizuar për studimet në Hoteleri – Turizëm, Elektroteknikë, Informatikë, Shërbime Mjetesh e Transporti, Instalues Sistemesh Hidrosanitare për vajza e djem nga Kurbini, Lezha, Fushë-Kruja, Mati, Kukësi, Bulqiza, Dibra dhe ku qeveria do të përfshihet në një partneritet publik-privat me kishën, me një investim të domosdoshëm për të zgjeruar kapacitetin e shkollës, si edhe për të krijuar kushte optimale jetese për nxënësit, mes hapësirave të shkollimit, studimit, edukimit fizik, argëtimit, fjetjes e ushqimit”, shkruan Kryeministri.

Kryeministri Rama nuk kurseu as batutat me Dom Gjergj Metën në lidhje me kambanat e Kishës.

“Ne të kemi bërë një pikë që të vijnë të luten dhe të thonë, aman të vijmë nga Gjimnazi dhe të futemi te ju. Ogur i mirë që kur vijmë ne, bien dhe kambanat“, tha Rama.

360grade.al

Share: