Adriatik Lapaj, Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” ka folur në një intervistë mbrëmjen e sotme mbi zhvillimet e fundit të politikës.
Lapaj komentoi për “Frontline” në Report Tv negociatat mes PS-së dhe PD-së për rikthimin e jetës parlamentare në normalitet, duke thënë se me Ramën kanë dalë të gjithë të humbur.
“Sa herë prej 2008 janë ulur për të negociuar dhe bashkëpunuar me kryeministrin aktual zotin Rama të gjithë kanë dalë të humbur. Pas 2008 që i qepën kostumin politik Ramës”, u shpreh Lapaj.