Nuk ka zgjatur më shumë se 7 minuta seanca e sotme parlamentare, në të cilën ishte parashikuar që deputetët të flisnin për problemet e zonave të tyre zgjedhore.
Deputetët e Rithemelimit u rikthyen në foltoren e Kuvendit duke e bllokuar atë, teksa përdorën edhe zhurmuesit për të pamundësuar dëgjimin e fjalimeve të deputetëve socialistë.
Rithemelimi prej muajsh kërkon ngritjen e disa komisioneve hetimore dhe marrjen e bashkë drejtimit të komisionit të reformës zgjedhore, kërkesa që nuk janë plotësuar nga maxhoranca.
Gjatë seancës kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i kërkoi opozitës të lejonte funksionimin normal të seancës, duke thënë se qytetarët kërkojnë të dëgjojnë për hallet e tyre dhe jo bibilat e opozitës.
Deputeti i Rithemelimit, Flamur Noka u përplas me disa efektivë të gardës në përpjekje për të shkuar në krahun e deputetëve të maxhorancës dhe në një moment u afrua te deputeti Vullnet Sinaj për ti vendosur zhurmuesin me qëllim që të mos mbante fjalimin e tij.
Në këto kushte kryeparlamentarja Nikolla vendosi të mbyllë seancën, pa u bërë ende 10 minuta nga fillimi i saj.
Top Channel