Home Approccio Italo Albanese Shqipëria është bërë me Mbret!

Shqipëria është bërë me Mbret!

Nga Alba Alimemeti Kepi

Shqipëria është bërë me Mbret (jo mbretëreshë sepse Giorgia preferon të përdor gjininë mashkullore në funksionet e saj).

Kjo është kopertina sot e të përjavshmes prestigioze italiane Revistës “L’Espresso”.

Titull sa ironik e i fortë për të përmbledhur në dy fjalë mendimin se Pakti tashmë ligj, Meloni-Rama mbi emigrantët, me një afat minimal kohor 10 vjecarë, kthen territore shqiptare nën Protektoratin Italian.

Në fakt një titull i tillë alarmues e sensibilizues, duhet ta kishin vënë prej nëntorit e sot vendimi i Gjykatês Kushtetuese Shqiptare e ballinat e mediave shqiptare.

Revista italiane shkon dhe më tej duke konfirmuar se c’po ndodh me këtë Pakt në Shqipëri është vetëm një fushatë elektorale për Melonin, në zgjedhjet Europiane të qershorit 2024.

Shqipëria e shqiptarët përdoren për të plotësuar e kënaqur ambiciet politike të qeverisë dhe të forcave politike qeverisëse italiane.

E qeveria Rama tashmë de facto e de juro në aleancë të ngushtë me to, vihet në dispozicion të plotë të italianëve. Pranon.
Sakrifikohet Shqipëria, sakrifikohen shqiptarët për qëllime politike të kësaj aleance.

Kosto për qeverinë italiane mund të shkoj në 1 miliardë euro e për Shqipërinë akoma më e lartë në këndvështrimin social, ekonomik, territorial, demografik.
Po c’rëndësi ka ? Mjaft të kënaqen italianët e Rama bashkë me to.

E kosto politike për Shqipërinë mund të jetë akoma më pasojësjellëse sidomos për të djathtën.
Aty ku hyn e shtrin kontrollin territorial krimi i organizuar aty vota kontrollohet e diktohet më shumë nga pushteti qeverisës.

E Pakti Ligj Rama-Meloni ka të gjitha mundësitë ta kthejë territorin ku do ngrihen qëndrat, në habitatin më të mirë të krimit të organizuar.
Ku hyn krimi e mafia kontrollohet ekonomia, kur kontrollohet ekonomia orientohet politika e kur kontrollohet politika vihet nën diktat vota.
Humb opozita fiton pushteti.

Titullli e ballina e vonuar e kopertinës shqiptare të kësaj maskarade mund të ishte;

“Rama mbretëresha e midhjeve të Shëngjinit.”

Nëntitulli; Shah mat shqiptarëve. Opozita ruhu nga Mbretëresha e ushtarët e saj.

Share: