Është dita e mësuesve.
7 marsi i vitit 1887, me hapjen e mësonjëtores së parë shqipe, shënoi një rrugëtim 137 vjeçar, në kujtim të asaj dite për mirënjohjen e nderimin e figurës së mësuesve.
“Emocioni është i papërshkrueshëm. Mësuesi nuk e ka punë përkushtimin e përditshëm ndaj nxënësve, ky është mision”, tha Etleva Hysenaj, drejtoresha e shkollës Dora D’istria. https://92f856d09da207a57c9d682ecd2c010f.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html
Sot janë nxënësit që gjithë vëmendjen e kanë për të gëzuar mësuesit e tyre.
“Mësuesit janë si një qiri, konsumojnë vetveten për të na ndriçuar. Ndaj sot urojmë të jeni të buzëqeshur”, tha një nxënës.
Lule, dhurata e madje nxënësit dhuruan spektakël për mësuesit e tyre me organizim koncertesh si në shkollën Dora D’istria.
“Dy festa janë për të dashurat e mia, njëra në shkollë tjetra në shtëpi; njëra e mësueses tjetra e nënës. Gëzuar 7 marsin”, uroi mësuesja.
Kujdesi i nxënësve për arsimtaret është në detaje, duke menduar për dhuratat edhe mbi nevojat që kanë mësuesit e tyre.
“Ne i blemë mësueses një kompjuter, më shumë prej regjistrit online. E vendosëm bashkë me këshillin e prindërve”, thanë ata.
Një urim i veçantë erdhi edhe nga kori i liceut artistik edhe të gjithë nxënësit e shkollave të kryeqytetit, të cilët performuan ‘himnin e mësuesve’, një dedikim për ta.
Top Channel