Zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë janë shoqëruar me protestë.
Një grup besimtarësh myslimanë që janë kundër drejtuesve aktual të komuniteti Mysliman Shqiptar, po protestojnë paralelisht me zgjedhjet.
Ata akuzojnë drejtuesit aktual si gylenist dhe pjesëtarë të grupit famëkeq FETO në Turqi, si dhe i cilësojnë zgjedhjet si jo legjitime.
Ky grupim është i njëjti që përzunë myftiun Laurent Luli që ishte i ftuar i xhamisë “Dine Hoxha”.