Sot mbahen zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Votimi do të bëhet në ambientet e Medresesë së Tiranës, pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar të kryetarit aktual Bujar Spahiu, i zgjedhur më 02 mars të vitit 2019.
Kandidatë janë kryetari aktual Spahiu, Eduard Shefki, Administrator i myftinisë së Durrësit si dhe Emirjon Vathaj, Myfti i Beratit.
Këto zgjedhje mbahen mes akuzave dhe polemikave se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është i kapur nga njerëzit e Fet’hullah Gylenit, ose siç e konsiderojnë ata, organizata FETO. Një pjesë e besimtarëve mysliman i konsiderojnë zgjedhjet e sotme si “një teatër të orkestruar”, teksa kanë paralajmëruar edhe protesta.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, prej vitesh po i kërkon kryeministrit Edi Rama “pastrimin e mbetjeve të fundit të organizatës FETO, të klerikut Fetullah Gylen, të cilin e akuzon për veprimtari terroriste dhe si përgjegjëse të grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016. Këtë kërkesa ia përsëriti edhe në vizitën e fundit zyrtare në Ankara më 20 Shkurt