Tatimi që aplikohet mbi pagat do të ndryshojë në qershor të këtij viti.
Edhe pse nuk dha detaje konkrete ministri i financave Ervin Mete u shpreh se për shkak të performancës së mirë të ardhurave është parashikuar të bëhen masa lehtësuese për nivelin e tatitimit që duhet të paguajnë të punësuarit.
Aktualisht tatimi mbi pagat në Shqipëri aplikohet me tre fasha. Deri në 40 mijë lekë është 0 tatim, për pagat 50 mijë deri në 200 mijë 13%.
Ndërkohë tatimi 23% paguajnë ata persona që kanë pagë mujore mbi 200 mijë lekë, dhe me këtë ndryshim pritet që ky tatim të aplikohet për paga më të larta.
360grade.al