Home Gjeo-Ekonomia Trump me ide të qarta nëse rizgjidhet president: Do të liroj të...

Trump me ide të qarta nëse rizgjidhet president: Do të liroj të dënuarit për sulmin në Kapitol, do të mbyll edhe kufinjtë

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump se fundmi është shprehur se nëse fiton zgjedhjet presidenciale do të lirojë personat që janë burgosur për pjesëmarrjen e tyre në sulmin në Kapitol në 2021. Ai gjithashtu shtoi se masat e para kur të marrë pushtetin do të jetë mbyllja e kufinjve dhe lirimi i të burgosurve të Kapitolit.

“Masat e para të mia si president i ardhshëm do të jenë mbyllja e kufijve dhe lirimi i pengjeve të 6 janarit që u burgosën padrejtësisht!”, ka shkruar ish-presidenti mbrëmë në rrjetin social Truth Social po pa dhënë detaje të mëtejshme.

Capitol riots timeline: What happened on 6 January 2021?

Në janar, gjatë një aktiviteti të fushatës në Iowa, Trump i bëri thirrje presidentit demokrat Joe Biden që të “lironte pengjet”, një term që ai përdor rregullisht për të përshkruar ata që janë burgosur për pjesëmarrjen e tyre në sulmin në tempullin e demokracisë amerikane.

Rebelët, të inkurajuar nga Donald Trump dhe akuza të rreme për mashtrime zgjedhore, kishin pushtuar më 6 janar 2021 Kapitolin në përpjekje për të parandaluar transferimin e pushtetit te Joe Biden. Deri më sot, 1,358 persona janë akuzuar, sipas shifrave të fundit të Ministrisë së Drejtësisë të publikuara javën e kaluar. Rreth 500 persona janë dënuar me burg.

US House forms panel to probe January 6 attack on Capitol | Politics News | Al Jazeera

Trump po përballet me katër akuza penale, dy prej të cilave janë përpjekja e supozuar për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në favor të tij pasi humbi ndaj Joe Biden. Ish-presidenti është i sigurt se do të fitojë nominimin presidencial të Partisë Republikane përpara zgjedhjeve presidenciale pasi sfiduesja e tij e fundit, Nikki Haley, u tërhoq nga gara të mërkurën e kaluar.

Impeachment Isn't the Final Word on Capitol Riot for Trump | Chicago News | WTTW

360grade.al

Share: