Home Gjeo-Ekonomia Xi u bën thirrje këshilltarëve politikë të ndërtojnë konsensus për modernizimin kinez

Xi u bën thirrje këshilltarëve politikë të ndërtojnë konsensus për modernizimin kinez

Presidenti kinez Xi Jinping u bëri thirrje të mërkurën këshilltarëve politikë për të ndërtuar konsensus të gjerë për të kontribuar në kauzën e modernizimi të vendit, gjatë pjesëmarrjes së tij në një takim kolektiv gjatë sesionit të dytë të Komitetit të 14-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK).

Xi, u bëri thirrje këshilltarëve politikë nga parti të ndryshme jo-komuniste, organizata, grupe etnike, sektorë dhe të gjitha sferat e jetës që të kryejnë kërkime të thelluara dhe të ofrojnë në mënyrë aktive sugjerime bazuar në detyrat kryesore strategjike të përcaktuara në Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së dhe vendimet e Konferencës Qendrore të Punës Ekonomike.

Në takim morën pjesë këshilltarë politikë nga Komiteti Revolucionar i Kuomintang-ut Kinez dhe qarqet tekniko-shkencore, të burimeve dhe të mjedisit.

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, Xi Jinping-u, u shprehu urime përfaqësueseve, anëtareve dhe pjesëtareve gra të personelit në të “dy sesionet”, grave të të gjitha kombësive dhe të të gjitha qarqeve në mbarë vendin, grave në rajonet e posaçme administrative të Hong-Kongut dhe të Makaos, bashkatdhetareve në Tajvan, si edhe bashkatdhetareve jashtë vendit.

Në takimin kolektiv, gjashtë këshilltarë politikë kombëtarë mbajtën fjalime mbi tema që variojnë nga bashkëpunimi midis dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit në zinxhirët industrialë dhe të furnizimit deri te teknologjitë bazë të internetit, mbrojtja e mjedisit etj. Xi dëgjoi mendimet e sugjerimet e tyre, duke marrë pjesë në diskutim.

/Foto Presidenti kinez Xi Jiping në takim: Xinhua. Artikulli dhe fotot jane ofruar nga CRI.CN

Share: