Home KRYESORE Zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman së Shqipërisë, Bujar Spahiu rikonfirmohet me...

Zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman së Shqipërisë, Bujar Spahiu rikonfirmohet me 82 vota

Bujar Spahiu u rikonfirmua si kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Spahiu mori 82 vota nga 92 antarë të kryesisë që kanë votuar. Në garë morën pjesë 3 kandidatë: Bujar Spahiu, Eduard Shefki dhe Emirjon Vathaj.

“Unë do të ndjek rrugën, traditën, e moralit të lartë të profetit. Do të vijoj të dëgjoj me vëmendje kritikat e sinqerta që vijnë ndaj meje. Ky institucion përfaqëson të gjithë myslimanët në republikën e Shqipërisë. Allahu i ndihmon dhe ata që nëse u japin pushtet në tokë, kryejnë faljen dhe pengojnë atë që është e mbrapsht. Do të ndjek me besnikëri, siç kam bërë deri më sot. Zoti urdhëron që të jemi të drejtë dhe të sillemi mirë me të gjithë, pavarësisht racës dhe ngjyrësh. Allahu është vlerësuesi më i drejtë. Unë kam qenë i hapur ndaj çdo kritike dhe ju garantoj që do të jem në mes jush deri në atë masë sa gjithçka të zgjidhet. Institucioni që unë drejtoj do të ndjek të gjitha rrugët ligjore ndaj kujdo që nxit urrejtje mes motrave dhe vëllezërve myslimanë“, tha ndër të tjera Spahiu pas zgjedhjes në krye të Komunitetit Mysliman.

Më herët, gjatë procesit të votimit, në ambientet e jaashtme të KMSH u mbajt një protestë ku një pjesë e besimtarëve myslimanë i kontenstonin zgjedhjet pasi ata akuzojnë Komunitetin si kapur nga Shoqata Gyleniste.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, prej vitesh po i kërkon kryeministrit Edi Rama “pastrimin e mbetjeve të fundit të organizatës FETO, të klerikut Fetullah Gylen, të cilin e akuzon për veprimtari terroriste dhe si përgjegjëse të grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016. Këtë kërkesa ia përsëriti edhe në vizitën e fundit zyrtare në Ankara më 20 Shkurt.

360grade.al

Share: