Home Gjeo-Ekonomia Zyrtari i OKB-së i tmerruar nga gjendja në Gaza: Mbi 180 gra...

Zyrtari i OKB-së i tmerruar nga gjendja në Gaza: Mbi 180 gra të dehidratuara dhe të uritura lindin çdo ditë, foshnjat nuk janë në madhësinë normale

Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara, Dominic Allen ka raportuar së fundmi se mjekët në Rripin e Gazës nuk po shohin më foshnja me madhësi normale. Më tej zyrtari u shpreh se ky fenonen i tmerrshëm po ndodh pasi gratë shtatzënë lindin  të uritura dhe të dehidratuara.

“Personalisht, unë po largohem nga Gaza këtë javë i tmerruar për një milion gra dhe vajza në Gaza, për 650,000 gratë në moshë të lindjes, mbi të gjitha për 180 gratë që lindin çdo ditë,” tha Dominic Allen, kreu i delegacioni i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) në territoret palestineze, gjatë një konference për shtyp ai dha në mënyrë dixhitale, përmes video-lidhjes nga Jeruzalemi.

Ai ishte në gjendje të vizitonte disa spitale ku repartet e maternitetit funksionojnë ende në Rripin verior të Gazës, ku të paktën 31,000 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i operacioneve ushtarake izraelite, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit.

“Mjekët kanë raportuar se nuk shohin më foshnja me madhësi normale. Në vend të kësaj, ata shohin më shumë foshnja të lindura të vdekura dhe më shumë vdekje neonatale,” shtoi Allen.

Ai theksoi gjithashtu mungesën e mallrave thelbësore të tilla si anestezia për rastet që kërkojnë prerje cezariane, dhe denoncoi refuzimin e autoriteteve izraelite për të lejuar dërgesat e UNFPA-së me ndihma, veçanërisht “kompletet e maternitetit” dhe heqjen e artikujve të tillë si lente ose panele fotovoltaike.

Ajo që ai pa gjatë kalimit në Rripin verior të Gazës tha se “ia theu zemrën”, duke folur për “emocione të papërshkrueshme” në sytë e njerëzve. Lufta shpërtheu më 7 tetor, e shkaktuar nga një sulm i paprecedentë i krahut ushtarak të Hamasit kundër sektorëve jugor të territorit izraelit që la më shumë se 1,160 njerëz të vdekur kryesisht civilë.

360grade.al

Share: