Home KRYESORE Artur Metani zhvilloi një vizitë pune në institucionet e drejtësisë në Hagë...

Artur Metani zhvilloi një vizitë pune në institucionet e drejtësisë në Hagë të Mbretërisë së Holandës

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani zhvilloi një vizitë pune në institucionet e drejtësisë në Hagë të Mbretërisë së Holandës, i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Holandës, z. Artur Kuko, prokurorja ndërlidhëse për Shqipërinë në EUROJUST, znj. Fatjona Memçaj dhe anëtarë të ekipit të ILD-së.

Synimi i vizitës ishte njohja dhe shkëmbimi profesional me drejtues e përfaqësues të sistemit të drejtësisë së Holandës me praktikat më të mira të shtetit të së drejtës dhe sfidat që ka sistemi i drejtësisë, jo vetëm në vende me demokraci të re si Shqipëria, por edhe ato me demokraci të konsoliduar si Mbretëria e Holandës.

Njoftimi i plotë gjendet në linkun: https://ild.al/sq/2024/04/11/inspektori-i-larte-i-drejtesise-zhvilloi-nje-vizite-pune-ne-institucionet-e-drejtesise-ne-holande/

Share: