Home KRYESORE Autoriteti i Dosjeve: Gjatë vitit 2023 verifikuam 232 zyrtarë, sa janë në...

Autoriteti i Dosjeve: Gjatë vitit 2023 verifikuam 232 zyrtarë, sa janë në dosje

14 zyrtarë të administratës shtetërore kanë rezultuar me dokumente në dosjet e ish-sigurimit të shtetit nga verifikimet që janë bërë gjatë vitit 2023.

Në raportin e Autoritetit për Dosjet thuhet se në total në këtë institucion janë paraqitur 124 kërkesa për informim gjatë vitit që lamë pas. 124 kërkesa për 232 zyrtare janë depozituar pranë Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), nga institucione të ndryshme.

Qëllimi ka qenë verifikimi i pastërtisë së figurës së tyre. Kërkesat i takojnë vitit 2023, për të cilat autoriteti ka raportuar se 14 prej tyre kanë rezultuar me dokumente në ish-sigurimin e shtetit.

Për 10 zyrtarë të tjerë, është vendosur mos-legjitimimi i kërkesës për verifikim, për 1 zyrtar është ndërprerë verifikimi me kërkesë nga institucioni, ndërsa për një zyrtar tjetër është vendosur pezullimi për kryerjen e verifikimit, në referencë të kërkesës së vetë institucioneve kërkuese

Në raport thuhet se ka një rritje të kërkesave për verifikim në 232 nga 214 që ka qenë në 2022.

Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit ka arritur të verifikojë më shumë kandidatë për 2023, një rritje me 22.4%. ndërkohë nga verifikimet kanë rezultuar me probleme 9 kandidatë.

Kërkesa pranë institucionit janë paraqitur edhe nga njësitë vendore sa i takon verifikimit të  verifikimit të figurës së personave që propozohen për dekorim dhe propozimeve për emërtimin e hapësirave publike me emra personalitetesh.

360grade.al

Share: