Home Gjeo-Ekonomia Dezinformimi/ Winser: Sfidë e vërtetë për SHBA dhe partnerët, duhet të punojmë...

Dezinformimi/ Winser: Sfidë e vërtetë për SHBA dhe partnerët, duhet të punojmë së bashku

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner thotë se dezinformimi dhe keqinformimi po shkaktojnë sfidë të vërtetë për Shtetet e Bashkuara, por edhe partnerët e aleatët e saj.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Wisner theksoi se çdo përpjekje për të trajtuar dezinformimin dhe keqinformimin, duhet të marrë parasysh dhe të respektojë normat e lirisë së fjalës dhe lirisë së medias.

Zëri i Amerikës: Shumica socialiste miratoi komisionin për disinformimin për të luftuar ndikimin dashakeqës në proceset demokratike. Shumica tha se komisioni është rezultat edhe i memorandumit të mirëkuptimit që Sekretari Blinken nënshkroi gjatë vizitës së tij në muajin shkurt. A është e vërtetë kjo dhe cfarë iu thoni atyre që ngrenë shqetësime për kërcënime të mundshme ndaj lirisë së medias?

David Wisner: Ju përmendët udhëtimin e Sekretarit, i cili ishte një moment i rëndësishëm, jo vetëm për këtë ambasadë, por për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA. Dhe gjatë atij udhëtimi, Sekretari dhe Ministri i Jashtëm Hasani nënshkruan një memorandum, të cilin nxis ndjekësit tuaj, nëse do të donit, mund të shkoni online dhe mund të gjeni detaje mbi marrëveshjen. Nëse vizitoni faqen e Qendrës për Angazhimin Global në Departamentin e Shtetit, mund të lexoni gjithçka rreth saj. Është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme. Dezinformimi dhe keqinformimi po shkaktojnë sfidë të vërtetë për Shtetet e Bashkuara, partnerët dhe aleatët tanë në NATO, dhe është diçka mbi të cilën duhet të punojmë së bashku. Mendoj se në të njëjtin kuptim, duhet të jemi shumë të qartë se çdo përpjekje për të trajtuar dezinformimin dhe keqinformimin, duhet të marrë parasysh dhe të respektojë normat e lirisë së fjalës, lirisë së medias, të cilat janë thelbësore për ata çka jemi si anëtarë të NATO-s, si partnerë në dy anët e Atlantikut, dhe kam shumë besim se kjo do të jetë mënyra se si ne do të ecim përpara në bashkëpunimin tonë/Abc News.al

Share: