Nga Fabian Zhilla
Sa fatkeq qe universitete si Oksfordi, LSE etj., perdoren si make up nga pseudo-akademia shqiptare!
Nuk paska gje me te dhimbshme kur shikon akademike shqiptar, te cilet shkelqejne ne universitete nderkombetare, te pranojne anetaresime apo tituj nderi nga institute pseudo-akademike te cilat, fatkeqesisht, do duhej te ishin mbyllur prej kohesh pasi jane kthyer ne “azile mediokriteti “.
Keta akademike te njohur u larguan jashte vendit per nje arsim cilesor, pikerisht se institucionet tona te arsimit te larte dolen nga funksioni i tyre.
Keto institucione pseudo-akademike i “perzune” atehere, ndersa sot po ju marrin fytyren.
Te nderuar ekselente, ne kemi nevoje qe akademia jone t’iu degjoje, t’iu mbeshtesi dhe t’iu vere ne drejtimin e saj.
Shoqeria shqiptare nuk ka nevoje per fotot tuaja ne muret e akademise shqiptare por ka nevoje per botimet tuaje, aftesite dhe mendimin tuaj kritik.
E si mund te shkembeheshin keto vlera per nje vleresim pa vleresim. Ku shkoi liria dhe integriteti akademik? Ku shkoi modeli, meritokracia, dhe pavaresia intelektuale.
Ju do benit lajm duke refuzuar publikisht “anetaresime” te cilat kerkojne t’iu “burgosin” lirine e mendimit tuaj kritik.
Sot ndjehem i tradhetuar.