Home Gjeo-Ekonomia Eksplorimi i mënyrave të qëndrueshme

Eksplorimi i mënyrave të qëndrueshme

Yunnan është pionier i një rruge frymëzuese drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

Liqeni Lugu, provincë Yunnan(Foto cover :VCG)

Provinca Yunnan ka qenë gjithmonë një vend frymëzimi për njerëzit dhe natyrën. Para së gjithash, Yunnan ka një peizazh të larmishëm, me  male, pyje, lugina dhe lumenj të lagësht dhe të thatë në jug deri në Himalajet e larta në veri. Kjo gjeografi komplekse malore promovon diversitetin më të pasur kulturor në Yunnan, të shprehur  në gjuhë, besime, përdorimin e tokës dhe praktikat e jetesës.

Njerëzit në Yunnan janë përshtatur me tokën në mënyra që demonstrojnë marrëdhëniet e tyre me ekosistemet lokale. Ka tarraca tradicionale të orizit pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe kopshte të lashta me pemë çaji në malet e mbuluara me re. Një mijë vjet më parë, tregtarët nga Yunnan jugor udhëtuan në rrugën e çajit për në Tibet në karvane që formuan një rrjet social-kulturor midis luginave të lumenjve dhe komuniteteve malore.

Ndërsa sot ka mënyra moderne të hortikulturës dhe tregtisë bashkëkohore dhe Yunnan paraqet tregun më të madh të luleve në Kinë, duke i transportuar ato në çdo cep të Azisë. Malet mbeten shtigje tregtie dhe migrimi, që pakësojnë barrierat midis zonës malore dhe ultësirave.

Foto:VCG

“Shangri-La”, Diqing, provincë Yunnan(Foto:VCG)

Yunnan është gjithçka  për shumë njerëz dhe vazhdon të ndryshojë. Kur fillova punën time të parë në Kopshtin Botanik Tropical Xishuangbanna në vitin 1986, mu deshën shtatë ditë për të udhëtuar nga shtëpia ime në Kinën lindore në Yunnan-in jugor. Tani, më duhen shtatë orë për të shkuar nga Kunming në Luang Prabang, të Laosit, me trenat e  shpejtësisë së lartë. Nga kjo përfitojnë turistët që vijnë për pushime.

Lidhjet e diversitetit kulturor dhe biologjik në Yunnan mund të shërbejnë gjithashtu si një laborator i gjallë për të integruar inovacionet e përdorura nga vendësit  në mënyra të reja për të ndërtuar një qytetërim ekologjik në Kinë dhe në botë.

Në vitin 2016, një grup ndërkombëtar kërkimor nisi Iniciativën “E ardhmja e Zonave Malore”  për të përmirësuar shëndetin e ekosistemeve malore, duke mbështetur një mënyrë jetese të qëndrueshme për banorët në zonat malore. I udhëhequr nga Akademia Kineze e Shkencave dhe Akademia Kineze e Shkencave Bujqësore me mbështetje të fortë nga disa programe të Kombeve të Bashkuara, ky konsorcium ndërtoi një platformë për të mbrojtur natyrën dhe kulturën.

Ky program bazohet në mbështetjen për besimet kulturore, që fokusohen në pikëpamjet tradicionale ekologjike të jetës dhe nderimin për natyrën; vlerat njohëse që besojnë në “unitetin e qiellit, perëndisë, njeriut dhe tokës”; zbutja dhe përdorimi i qëndrueshëm i bimëve dhe kafshëve nga njerëzit; bujqësia ekologjike e bazuar në bujqësi rrethore të lëndëve ushqyese, ujit dhe energjisë; prodhim i qëndrueshëm duke përdorur njohuritë tradicionale ekologjike të natyrës; një qasje ekosistemit të vetëm për shëndetin e njeriut; urtësi ekologjike që ndërthur praktikat shkencore dhe tradicionale për të ruajtur biodiversitetin; trashëgimia e njohurive tradicionale të bujqësisë; dhe risi për të përhapur kulturën e bujqësisë malore dhe varietetet e reja të kulturave për të përfituar njerëzit dhe natyra.

Foto:VCG

Dali, provincë Yunnan(Foto:VCG)

Delegatët e Iniciativës “E ardhmja e Zonave Malore” pritën një program në Konferencën e 15-të të Palëve në Konventën për Diversitetin Biologjik (COP15) në tetor 2021 në Kunming dhe në dhjetor 2022, morën pjesë në një tjetër ngjarje COP15 në Montreal, që nisi një plan të ri veprimi për të ardhmen e zonave malore. Plani është aspirativ dhe ambicioz. Qëllimet e tij të përgjithshme ndjekin nga afër ato të Kornizës Globale të Biodiversitetit Kunming-Montreal COP15, duke përfshirë përdorimin e qëndrueshëm të biodiversitetit, restaurimin ekologjik për shëndetin ekologjik, pjesëmarrjen e plotë të popujve dhe komunitetet lokale dhe ndryshimin e qëndrueshëm të jetesës nëpërmjet edukimit publik dhe transformimit ekonomik.

Plani i veprimit tashmë është duke u zbatuar në Qendrën e Inovacioneve Honghe për “Të Ardhmen e Zonave Malore” në Yunnan-in jugor. E themeluar në vitin 2019, qendra mbulon 672 hektarë tokë me pjerrësi malore dhe shërben si një laborator publiko-privat ku mund të testohen projektet në mbështetje të mjeteve të jetesës lokale. Deri tani, qendra ka tërhequr investime prej 10 milionë dollarësh nga qeveritë lokale, provinciale dhe kombëtare së bashku me donatorët privatë. Projektet aktuale mbulojnë një sërë eksperimentesh: sistem agropylltarie me shumë qëllime për kulturat frutore dhe foragjere, përdorim të integruar të plehrave me menaxhim efikas të ujit, produkte për zinxhirë furnizimi të qëndrueshëm të tregut rural-urban, prodhim inovativ të biomasës për restaurimin e tokës. Ne presim që mësimet e përgjithshme të nxjerra në luginën e thatë dhe të nxehtë të Honghe mund të eksportohen në zona të tjera malore në Kinë dhe në botë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ashtu si në kohët e lashta, mësimi ndërkulturor dhe kërkimi ndërdisiplinor janë ndërtuar në Iniciativën e së “Ardhmes të Zonave Malore”. Ka shkencëtarë ndërkombëtarë dhe studentë të doktoraturës nga Franca (kafe me hije agropylltarie), Shtetet e Bashkuara (mbajtjen e bletëve dhe pllenim), Kenia (bimë për materiale të reja fibrash), Etiopia (ushqyerja dhe blegtoria), Sri Lanka ( kultivimi i kërpudhave ushqimore) dhe Nepali (zhvillimi i produkteve pyjore), duke punuar së bashku me fermerët vendas dhe sipërmarrësit e biznesit rajonal. Brezi i ri sot do të marrë rolet udhëheqëse për transformimin e peizazhit dhe mjeteve të jetesës për banorët e zonave malore dhe ata të zonave  urbanë përmes njohurive novatore dhe zinxhirëve të vlerave sociale. Kjo është ëndrra jonë e ardhshme dhe plani ynë bashkëkohor i veprimit në Yunnan. ndërtimi i një qytetërimi të ri të qëndrueshëm bazuar në rrënjët historike nga fshati në qytet dhe nga malet në det.

Autori Xu Jianchu është profesor në Institutin e Botanikës Kunming në Akademinë Kineze të Shkencave dhe shkencëtar i Qendrës Botërore të Agropylltarisë./Artikulli dhe fotot janë ofruar nga CRI.CN

Share: