Home Gjeo-Ekonomia Franca pezullon shitjen e avionëve luftarakë Rafale në Serbi

Franca pezullon shitjen e avionëve luftarakë Rafale në Serbi

Pak ditë pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq foli për një marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Francës që që Beogradi të blejë 12 aeroplanë luftarakë francezë, Rafale, vjen lajmi se kjo çështje do të kushtëzohet nga Parisi.

Rrjeti televiziv francez, BFM TV, duke cituar agjencinë AFP thotë se Dassault Aviation, prodhuesi francez i këtyre avionëve aktualisht po refuzon të diskutojë për një shitje të mundshme të avionëve në Serbi.

Operacioni, mund të sjellë 3 miliardë euro, por Franca synon të marrë konfirmime mbi zhvillimet politike në Serbi përpara se të vulosë blerjen.

Thuhet se Serbia po rrit blerjen e armëve, qofshin ato europiane, kineze apo ruse dhe se në dhjetë vjet, buxheti ushtarak serb është trefishuar.

Nga viti 2012 deri në vitin 2023, buxheti ushtarak serb u trefishua, duke arritur në 1.4 miliardë euro.

Më shumë se buxhetet e kombinuara të pesë vendeve të tjera të Ballkanit, shkruan mediumi francez.

Midis 2014 dhe 2023, Serbia shpenzoi 2.67 miliardë euro për blerjet e armëve – veçanërisht për të blerë sistemin kinez kundërajror FK-3, helikopterët rusë Mi-17 dhe Mi-35, si dhe sistemin rus të mbrojtjes ajrore, Pantsir.

Afërsia e kreut të shtetit serb me homologun e tij rus Vladimir Putin përbën një problem për Parisin.

vdekur.

Ndër kushtet e kërkuara, presidenti francez përmendi edhe nevojën për zbutjen e tensioneve në marrëdhëniet me Kosovën.

Megjithatë, nëse shitja e Rafale ndodh, “mund të shihni avionë luftarakë francezë që përdoren për ta frikësuar Kosovën. Këta avionë mund të përdoren kundër vendeve fqinje”, paralajmëron Jasmin Mujanoviq.

Avioni, i cili hyri në shërbim në 2004 dhe synohet të fluturojë deri në vitet 2060, është maja e shtizës së eksportit të industrisë franceze të mbrojtjes.

Shtatë vende kanë avionë Rafale ose kanë lidhur marrëveshje tregtare për t’i blerë ato: Egjipti, Katari, India, Greqia, Indonezia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kroacia.

360grade.al

Share: