Të martën u caktuan 7 anëtarët e parë të jurisë që do të vendosin nëse ish presidenti amerikan, Donald Trump, është fajtor apo jo për blerjen e “heshtjes” së aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels.
Ata kaluan nga “filtri” i ekipit ligjor të ish kreut të Shtëpisë së Bardhë, të cilët shqyrtuan postimet e tyre në mediat sociale, pikëpamjet politike dhe jetën personale për të vendosur se kush mund të gjykojë në mënyërë të “drejtë” trump.
Njëmbëdhjetë zyrtarë të tjerë duhet të betohen përpara se të fillojnë seancat dëgjimore në fillim të javës së ardhshme në gjyqin e parë penal të një ish-president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përzgjedhja e gjyqtarëve në Manhatan nxjerr në pah sfidën për caktimin e personave kompetent për të gjykuar Trump. Të hënën mbi 50 gjyqtarë hoqën dorë për të qenë pjesë e Jurisë që do të gjykojë çështjen me arsyetimin se nuk mund të jenë të paanshëm.
Ish presidenti amerikan në mënyrë të përsëritur ka insistuar se ai është në përndjekje politike.
Ish-Presidenti Donald Trump është nën akuzat për falsifikim te të dhënave të biznesit me qëllim për të fshehur pagesat e bëra aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, në këmbim të heshtjes së saj mbi një lidhje të dyshuar jashtëmartesore me të.
360grade.al