Home Gjeo-Ekonomia Holanda do të vendosë përkohësisht sistemin Patriot në Lituani

Holanda do të vendosë përkohësisht sistemin Patriot në Lituani

Kryeministri holandez Mark Rutte tha sot se vendi i tij do të vendosë përkohësisht sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Lituani.

“Forcat e armatosura holandeze janë duke u përgatitur për një njësi të mbrojtjes ajrore Patriot për të kryer një stërvitje në Lituani këtë verë,” tha Rutte në Vilnius, i shoqëruar nga presidenti lituanez Gitanas Nausenda.

“Kufijtë e Lituanisë janë kufij të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, gjë që i bën ata edhe kufijtë tanë (…) dhe ne do t’i mbrojmë ata,” shtoi ai.

Vendosja e sistemit holandez Patriot në Lituani do të zgjasë disa javë

Presidenti Nausenda përshëndeti vendimin, duke komentuar se ai është “një hap i rëndësishëm” drejt zbatimit të një modeli rrotullimi rrethor të sistemeve të mbrojtjes ajrore në rajonin e Detit Baltik.

“Ne të gjithë duhet të kujtojmë se rajoni i Balltikut dhe i gjithë krahu lindor i NATO-s përbëjnë linjën e parë të mbrojtjes së Aleancës,” shtoi ai.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë tha se vendosja e sistemit holandez do të zgjaste disa javë./abcnews.al

Share: