Home Gjeo-Ekonomia Irani e quajtur Shqipërinë vend satanik, ish-ambasadori ngre alarmin: Jemi të rrezikuar,...

Irani e quajtur Shqipërinë vend satanik, ish-ambasadori ngre alarmin: Jemi të rrezikuar, ka tentuar më herët të na sulmojë me raketa

Ish-ambasadori Agim Nesho ka folur dhe për konfliktin e hapur që ka Shqipëria me Iranin. Dikur Irani ka deklaruar se Shqipëria është një vend i vogël satanik në Ballkan.

Ka patur deklarime për goditje të mundshme e ndaj vendit tonë dhe këtë e pohon dhe ish-ambasadori. Lidhur me konfliktin Iran-Izrael, Nesho shprehet se Shqipëria është në një rrezik real duke ditur dhe marrëdhënien që ka me këtë vend.

Agim Nezho: Ne si vend i vogël duhet të jemi shumë të matur në politikat konjukturale dhe prioritetet që i caktojmë vetes. Çështja e sigurimit të vendit tonë është primare. Që është një rrezik real, është rrezik real sepse kemi edhe letrën e kongresmenëve amerikanë në rastin e muxhahedinëve që thanë që është menduar që nga vendet e tjera të lindjes të bëhet edhe një sulm me raketa ndaj Shqipërisë, gjë që si fakt për të mos trembur njerëzit, u fsheh. Në këtë kuptim mendoj që rreziku është real. Kemi të bëjmë me një regjim i cili nuk respekton rregulla dhe mund të bëjë goditje të tilla dhe kjo pritet që të jetë në vazhdimësi si nga Izraeli ashtu dhe nga Irani për arsye se në filozofinë e tyre të mbijetesës kanë atmosferën e kaosit. Realizimi i ideve të Iranit për eksportimin e revolucionit ashtu dhe shfarosjen e Izraelit janë dy qëllimet e ekzistencës së Republikës së hajadollave. Për Shqipërinë përbën një problematikë. Ne kemi marrë masat, ata e kanë quajtur Shqipërinë një vend satanik. Ata janë hakmarrës dhe mund të veprojnë, por kjo duhet të jetë një koordinim edhe për qeverinë shqiptare që në mënyrë të ndërgjegjshme duhet të punojë si për investimin në mbrojtjen e vendit, ashtu edhe në mbrojtjen që duhet të realizojë i koordinuar me vendet e NATO-s./Top Channel

Share: