I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, ka dhënë një intervistë për Zerin e Amerikës këtë të mërkurë.
Sipas tij e ardhmja e Shqipërisë nuk qëndron tek njerëzit e përfshirë në korrupsion, ndërsa shprehu shqetësim për sulmet e fundit ndaj Prokurorisë së Posaçme nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
“Mendoj se shqiptarët duhet të ndihen krenar se institucion e drejtësisë kanë ndërmarrë veprime kundër figurave politike të përfshitë në korrupsion, apo figurave të përfshirë në grupe të organizuara kriminale.
Nëse kam parë një gjë në 8 muaj e kaluar në vend, ajo që i bashkon është se duan të shohin drejtësi. Është shqetësuese të shohësh ato lloj sulmesh që kemi parë, nuk kanë vend këtu dhe nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë. E ardhmja e këtij vendi nuk qëndron te njerëzit e përfshirë në korrupsion”, u shpreh ai ndër të tjera.