1 vit nga beteja parlamentare partitë e vogla kanë nisur kalkulimet elektorale.
Aleati tradicional i demokratëve Agron Duka kërkon ndryshim të ligjit zgjedhor për te korigjuar ndryshimet qe në të shkuarën penalizuan partitë e vogla duke nisur me rikthimin e kolaicioneve me listë të përbërë.
“Ne si forcë politike jemi plotësisht të qartë në kërkesat tona: Ne kërkojmë rikthimin e koalicioneve parazgjedhore, që u hoqën në mënyrë absurde. Ne kërkojmë lista të hapura zgjedhore Ne kërkojmë mundësimin e votës së qytetarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit. Ne kërkojmë ndryshimin e zonave zgjedhore”- u shpreh Duka.
Kreu i i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka mblodhi këte fundjave Asamblenë Zgjedhore për rifreskimin e strukturave drejtuese ndersa vendosi vijat e kuqe në raport me politikat qeverise, duke nisur nga kërkesa për anulimin e investimeve strategjike.
Top Channel