L’Istituto Italiano di Cultura ha il piacere di presentare la quinta e l’ultima serata della rassegna / Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë mbrëmjen e pestë dhe të fundit të ITALIAN SCREENS – Il nuovo cinema italiano
19.04.2024 ore 19:00
Kinema Millennium
Rr. Murat Toptani – Tirana
Ingresso libero / Hyrja e lirë
In lingua originale con sottotitoli in italiano / Në gjuhën origjinale me titra në italisht
ATLANTIDE di Yuri Ancarani
Con: Daniele Barison, Maila Dabalà, Bianka Berenyi, Jacopo Torcellan
Drammatico l Italia 2021 l 104′
Presenta il film il regista Yuri Ancarani / Filmi do të prezantohet nga regjisori Yuri Ancarani
Proiezione nell’ambito della rassegna Annotazione Video / Shfaqja e fimit në kuadër të Annotazioni Video
Daniele è un giovane di Sant’Erasmo, un’isola della laguna di Venezia. Vive di espedienti, ed è emarginato anche dal gruppo dei suoi coetanei, i quali condividono un’intensa vita di svago, che si esprime nella religione del barchino: un culto incentrato sulla elaborazione di motori sempre più potenti, che trasformano i piccoli motoscafi lagunari in pericolosi bolidi da competizione. Anche Daniele sogna un barchino da record, che lo porti in testa alla classifica. Ma tutto ciò che fa per realizzare il suo sogno e guadagnarsi il rispetto degli altri finisce per rivoltarglisi contro, tragicamente. Il degrado che intacca le relazioni, l’ambiente e le pratiche di una generazione alla deriva viene osservato attraverso gli occhi del paesaggio senza tempo di Venezia. Il punto di non ritorno è una balorda, residuale storia di iniziazione maschile, violenta e predestinata al fallimento, che esplode trascinando la città fantasma in un trip di naufragio psichedelico.
La rassegna è organizzata in collaborazione con Cinecittà per la Direzione Generale Cinema e Audiovisivo del Ministero della Cultura, il Ministero degli Affari Esteri e della Cooperazione Internazionale, l’Accademia del Cinema Italiano – Premi David di Donatello, insieme all’Ambasciata d’Italia in Albania.
Alla fine del film ci sarà una conversazione tra l’artista Yuri Ancarani e il curatore della rassegna Annotazione Video, Stefano Romano.
Daniele është një i ri nga Sant’Erasmo, një ishull në lagunën e Venecias. Ai jeton me ç’të mundet dhe ndjehet i lënë pas dore nga bashkëmoshatarët e tij, të cilët bashkëndajnë orë intensive gjatë kohës së lirë, që shpalosen më së miri tek varkat: një kult i përqendruar tek zhvillimi i motorëve gjithnjë e më të fuqishëm, të cilët i shndërrojnë motoskafët e vegjël, në makina të rrezikshme garash. Daniele gjithashtu ëndërron të ketë një varkë kampione, e cila do ta çojë atë në krye të renditjes. Por gjithçka që bën për të realizuar ëndrrën e tij dhe për të fituar respektin e të tjerëve, përfundon duke iu kthyer kundra në mënyrë tragjike. Degradimi që ndikon tek marrëdhëniet, mjedisi dhe praktikat e një brezi “të nxjerrë në breg”, vërehet përmes syve të peizazhit të pakohshëm të Venecias. Pika pa kthim është mbetje e një historie marrëzie dhe maskilizmi, e dhunshme dhe e paracaktuar për dështim, e cila shpërthen, duke e tërhequr zvarrë qytetin fantazmë në një mbytje psikedelike.
Ky aktivitet është organizuar në bashkëpunim me Cinecittà për Drejtorinë e Përgjithshme të Kinemasë dhe Sektorin Audioviziv të Ministrisë së Kulturës, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Akademinë e Kinemasë Italiane – Çmimet David di Donatello, së bashku me Ambasadën Italiane në Shqipëri.
Filmi do të ndiqet nga një bashkëbisedim mes artistit Yuri Ancarani dhe kuratorit të Annotazione Video, Stefano Romano.