Policia italiane ka arrestuar një të shumëkërkuar nga Shtetet e Bashkuara, i cili mbante me vete tre thika të fshehura, në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, tha sot një burim gjyqësor.
Ky është Moises Teyada, i cili cilësohet si “i dhunshëm” nga njësia hetimore e Shërbimit Korrektues të Nju Jorkut. Ai është gjithashtu në listën e personave më të kërkuar në këtë shtet.
Tejada ngjalli dyshimet e policisë të cilët e ndaluan për kontroll dhe i gjetën thika me tehe 20 cm.
360grade.al