Fjala është e para! Kështu na thuhet nga Bibla! Unë dua jo ta polemizoj, por të shtroj obsione se para fjalës mos ishin tingujt apo gjestet?! Pasi natyrshëm njeriu primitiv përdorte gjestin apo klithmën! Teori që do ketë diskutime pasi shenjat, vizatimet apo gjesti i trupit ishin si domosdoshmëri për komunikim, por shkrimet e mëvonshme dhe leximet përforcuan thënien se “E para është fjala” dhe këto ndarje në fillesat e evoluimit të njeriut u bënë baza në krijimet artistike!
Kështu lindi muzika, piktura, baleti, cirku dhe sigurish teatri, pronë e të cilit u bë fjala! Në shumëllojshmërinë e arteve fjala “E para” i përket aktorëve që nisën me deklamimet poetike. Në gjinitë e ndryshme të artit ka forma të ndryshme të mënyrës së komunikimit! Nuk di të them se:
Piktura apo baleti janë më të lashtët?! Nuk jam i bindur se cila nga artet është në krye të herës?! Ndoshta cirku, ndoshta muzika, ndoshta poezia! Të gjitha llojit e artit vijnë nga historia me përsosmërinë e secilës! Nuk jam në gjendje të bëj një radhitje të rëndësisë apo të fillesës!
Në fund të fundit çdo formë e komunikimit ka përparësitë dhe mangësitë, të cilat njeriu i krijonte spontanisht si një domosdoshmëri jetësore! Përmes artit, jo vetëm si argëtim, njeriu po fillonte të përsoste komunikimin me mjetet më të zgjuara!
Disa syresh kanë arritur në perfeksion, si psh kinemaja që i përzieu gjithë llojet e artit! Fjalën të thënë tashmë më të sofistikuar nga shkrimet si për filozofinë, përrallën prozën në mënyrë të pandalshme poezinë, muzikën, baletin, lëvizjen animacionin deri te pafundësitë e shprehjeve artistike, të cilat nuk kanë limite apo receta, shprehjet artistike janë liritë më të mëdha njerëzore.
Arti vazhdon të prodhojë ëndrra lirie! Nëse shikojmë cirkun, jam i çuditur se si gjithë jetës perfeksionojnë një numur të kufizuar të specialiteteve! Piktorët pa zhurmë luajnë me ngjyrat! Muzikantët me 7 nota krijonë pafundësi tingujsh melodi të transferuara për njeriun artdashës përmes instrumentave të ndryshme, ndoshta rreth 50 instrumenta apo vokaleve deri në shprehje të mendimit në një kohë disa karaktere si në opera! Në jetë apo teatër, kjo gjë nuk ndodh!
Shprehjet me përdorimin e lëvizjeve trupore si baleti apo vallzimi vijnë në forma të ndryshme deri në marrëdhënie dramaturgjie! I vetmi që është më tradicionali që nga krijimi dhe në vazhdim është arti i aktorit i cili ka përligjur fjalën si të parën dhe më të rëndësishmen në jetë! Dashuria, urrejta dy dukuritë bazike të jetës në përjetësi kanë ardhur dhe vijnë së pari me fjalën, si çelsin e hapjes së shpirtrave, të mendjes njerëzore!
Fjala tashmë e kthyer si një mundësi jete apo lufte dhe këtë mundësi të shprehur në filozofi apo në artet e interpretimit na e sjellin aktorët! Ndaj arti i aktorit është më komunikuesi krahasuar me artet e tjera! Në një farë kuptimi, arti i aktorit është më i thjeshti në dukje! Aktori me ndjesi të veçantë vrojton jetën, karakteret, ose imiton, ose transformohet duke vënë në shërbim të krijimit transformimin e brendshëm të instrumentit më të padukshëm!
Aktori operon me shpirtin e tij! Çdo artist tjetër e ka mjetin e tij të prekshëm! Ka një objekt të dukshëm në dorë të krijuesit! Kështu piktori, instrumentisti apo balerini! Aktori instrumentin e tij të padukshëm, ka shpirtin apo psikikën të cilat në bazë të përvojës jetësore, i vë në shërbim të krijimit artistik, rikrijon botën duke vënë vrojtimin, ushtrimin, kërkimin, selektimin në një sprovë te përjetshme ndryshimi!
Dhuntia e aktorëve të mëdhenj është një dëshmi e forcës së fjalës, që me zemrën, trurin, trupin, fjalën, gjakun, bëjnë adhurimin e përjetshëm! Aktorët e ndjejnë këtë ” dhuratë” nga kontaktet me njeriun në çdo mjedis! Profesioni u ka dhënë mundësi të bëjnë jetë të vëzhguar! Krijimet e karaktereve të aktorit, të cilat ai i tregon në skenë dhe ekran në vazhdimësi duke bërë ndryshim nga roli në rol përmes fjalës bëhet si destiluesi i bëmave njerëzore, që nga mushti i shpirtit na jep rakinë apo verën që shikuesi i mirë di t’i shijojë përmes fjalës së transformuar artistikisht!
Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri në mbajtjen gjallë të jetës!