Home Gjeo-Ekonomia “Në veri veprojnë forca speciale të shqiptarëve”, përfaqësuesi rus në OKB akuzon...

“Në veri veprojnë forca speciale të shqiptarëve”, përfaqësuesi rus në OKB akuzon Kurtin dhe ndërkombëtarët

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit, hodhi akuza ndaj Kosovës për “shtypje të serbëve”.

Nebenzya u shpreh se Kurti ka injoruar eksodin e shqiptarëve të Kosovës dhe Bashkësia evropiane nga ana tjetër, po mban anën e tij. Sipas përfaqësuesit rus, serbëve në Kosovë po u shkelen të drejtat. Ai kritikoi dhe fjalimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Mirëpresim pjesëmarrjen e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Incidenti i sotëm… Osmani është ulur në nivelin personal. Do doja përgjigje nga Këshilli. Po kryhet sot një takim për misionin e OKB në Kosovë, ndërhyrja e joligjore e NATO-s në punët e një shteti josovran u kthye në një bombardim jonjerëzor.

Propozojmë që Këshilli i Sigurimit ta diskutojë këtë si një situatë, pasojat e së cilës ende nuk janë tejkaluar.

Rëndësia e situatës vlerësohet nga pjesëmarrja e kreut të Serbisë dhe bëhet e vështirë për Këshillin, ndërkohë që Kurti nuk sheh eksodin masiv të shqiptarëve të Kosovës. Një pjesë e vogël e atyre që kanë ikur, janë kthyer, pasi nuk janë të sigurt. Bashkësia evropiane merr anën e Kurtit dhe kjo pa pasoja. Uashingtoni, Britania po ashtu po luan rol kundër komunitetit serb në Kosovë. Kur në fakt ata duhet të garantojnë integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Në veriun e Kosovës, të populluar nga serbët, veprojnë forca speciale të shqiptarëve të Kosovës.

Pas tërheqjes së policisë së armatës serbe në 1999, po ashtu në këto vite është bërë terror i madh nga Prishtina dhe kjo pasqyrohet. Madje, iu ngjiten etiketime si komb gjenocidial”.

Top Channel

Share: