Home KRYESORE Poligamia e shpjeguar nga një ekonomist !

Poligamia e shpjeguar nga një ekonomist !

Nga Irena Beqiraj

Një burrë i shkruan nje ekonomisti si më poshtë:

I nderuar ekonomist,
Unë jetoj në një vend ku lejohet poligamia, por përgjithësisht shmanget. Njëri nga shokët e mi ka dy gra. Kur u pyeta përse, ka zgjedhur të ketë dy gra ai mu përgjigj “më shumë furnizues do të thotë më shumë konkurrencë dhe shërbim më i mirë për klientin”. Por përmes vëzhgimeve të mia , kam kuptuar që burrat me dy gra rrallë bëjnë jetë “paqësore”. Si ekonomist, si e shpjegoni këtë zgjedhje?

Përgjigja e Ekonomistit:

I dashur mik i panjohur : “e vetmja gjë më e rrezikshme se një ekonomist, është një ekonomist amator.

Pas martesës ( në ex post) ai ka të drejtë , potencialisht mund të gëzojë përfitimet e konkurrencës, por ai nuk shpjegon çështjen e negociatave para martese (ex ante).

Poligamia nuk krijon shtesë grash në vend – thjesht ndryshon dinamikën se kush martohet me kë. Disa burra të pasur apo tërheqës mund të martohen me disa gra në të njëjtën kohë , ku secila prej tyre e di që nuk do të jetë ” e vetme”. Rrjedhimisht ato shtyhen drejt pozicioneve të forta të negocimit. Biles sa më patriarkale të jete shoqëria, aq më shumë do të negociojnë baballarët e vajzave para martese. Ndërkohë që bie numri i grave disponibël për tu martuar me burrat e tjerë duke forcuar kështu pozicionet e grave në negociata. Gratë do të insistojnë tek kushtet shumë të forta detyruese para se të lidhin martesë me një poligamist. Shoku juaj thjesht është duke fshehur dhimbjen e tij.

😂😂😂

Share: