Përqindja e qytetarëve të BE-së që blejnë libra, revista ose gazeta të shtypura në internet është ende dukshëm më e lartë se ata që blejnë libra elektronikë, revista ose gazeta, sipas një sondazhi të ri të Eurostat të publikuar me rastin e Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit, e cila festohet më 23 prill.
Në nivel të BE-së, në vitin 2023, 13.4 për qind e atyre që kanë bërë një blerje në tre muajt para sondazhit kanë blerë një libër të printuar në internet. Ishte më shumë se në vitin 2022 (12.7 përqind), por më pak se në vitin 2021 (14.5 përqind).
Në periudhën e vëzhguar, 7.2 për qind e qytetarëve në BE blenë një libër elektronik krahasuar me 6.6 për qind në vitin 2022 dhe ngjashëm me vitin 2021. Përqindja më e lartë e qytetarëve që blenë një libër të shtypur në tre muajt e vitit 2023 para sondazhit ishte në Holandë, në Luksemburg dhe Irlandë, mbi 20 për qind, dhe më e vogla, pak më shumë se një për qind, në Qipro.
Në të njëjtën kohë, numri më i madh i atyre që blenë një e-libër u regjistrua në Danimarkë, 22 për qind, dhe më i ulëti në Qipro, më pak se një për qind. Danimarka dhe Finlanda janë të vetmet vende anëtare të BE-së ku më shumë njerëz blenë libra elektronikë sesa të shtypur
360grade.al