Home KRYESORE SA KRENARI NDJEJ SI STER STERMBESE E KETIJ NJERIU ME VLERA TE...

SA KRENARI NDJEJ SI STER STERMBESE E KETIJ NJERIU ME VLERA TE LARTA ! 🥰❤

Nga Rovena Klejo

KOLĂ‹ SUMA ose Niccolo Summa, i njohur nĂ« histori ndryshe KolĂ« Heqimi (ShkodĂ«r, 1765 – Venedik, 1832) ishte ndĂ«r tĂ« parĂ«t shqiptarĂ« tĂ« laureuar pĂ«r mjekĂ«si nĂ« Venedik, mjeku personal i disa vezirĂ«ve Bushatllinj si dhe konsull nderi i BritanisĂ« sĂ« Madhe nĂ« ShkodĂ«r nĂ« kohĂ«n e PerandorisĂ« Osmane.

Biografia
U lind më 1765 në Shkodër, i dyti ndër tre vëllezër: Jaku i afërt me Bushatllinjtë dhe i përmendur konsull i Venedikut në Shkodër, Simoni njihet si farmacisti i parë shqiptar. I ati Mark Jak Summa përmendet që në shek. XVII ndër tregtarët më të mëdhenj që kishte Shkodra asokohe.

Kola ndoqi dhe kreu shkollimin në Itali dhe në Venedik u laureua Medicinae Doctor. Pasi u kthye në vendlindje në moshë të pjekur, u bë mjeku personal i vezirëve Ibrahim dhe më pas Mustafa Reshit Pashës. Përveç mjekësisë, pasi i vëllai Jaku ndërroi jetë më 1817, u bë konsull i Britanisë së Madhe.

Më 1820 u martua me të bijën e Kolë Gjinajt, po ashtu një familje tregtare shkodrane. Administroi pasuritë dhe tregtinë e familjes dhe me emrin e tij lidhen disa mikrotoponime në Shkodër, si livadhi i Bërdicës, prozhmi i Oblikës, shtëpia e Plumbit, vila në plazhin e Ulqinit etj. Shoqëroi vezirin Mustafa Pasha në fushatën e Vidinit të Luftës Osmano-Ruse, prej ku u kthye i lodhur dhe i mori leje konsullit të përgjithshëm britanik të shkonte për mjekime në Venedik, ku ndërroi jetë më 1832.

Ne Shkoder, rruga nga spitali mban emrin e tij.🥰

Share: