Home Gjeo-Ekonomia SHBA kritika Serbisë: Nuk po bëni asnjë përpjekje për arrestimin e Rajdoiçiç...

SHBA kritika Serbisë: Nuk po bëni asnjë përpjekje për arrestimin e Rajdoiçiç dhe zbardhjen e sulmit

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara zëvendës përfaqësuesi i Përhershëm i SHBA-së në OKB Robert Wood, tha se Serbia nuk ka ndërmarrë asnjë përpjekje për të gjetur përgjegjësit e sulmit në Banjskë të Kosovës shtatorin e vitit të kaluar.

“Liderin e proklamuar të serbëve Milan Radoiçiq. Është kritike që Serbia të punojë me KFOR-in për ta parandaluar edhe një sulm tjetër sikur ai i shtatorit të vitit 2023”, tha ai në fjalimin e tij.

“Jemi të shqetësuar me mungesën e lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës që po hynin në Serbi, përfshirë edhe serbët që shërbejnë në Policinë e Kosovës”, shtoi ai.

Ai foli edhe rreth ndalimit të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe në kufirin me Kroacinë javën e kaluar, duke shprehur shqetësimin e madh.

“SHBA ndan gjithë aspiratat e vendeve të rajonit për stabilitet, demokraci dhe multietnicitet. Do punojmë me partnerët tanë në rajon. Kur shohim historinë e viteve të fundit shohim progres, por shohim edhe veprime përshkallëzuese nga të dyja palët që shtyn progresin,. Kanë kaluar 7 muaj nga sulmi paramilitar serb në Banjskë. Serbia nuk ka bërë asnjë progres për ndalimin e liderit të sulmit Milan Radoiçiç. Ne kërkojmë veprimin e ligjit, Serbia duhet të punojë me KFOR që të ndalojë që një rast i tillë të ndodhë sërish. Ne kërkojmë që të dyja palët të gjejnë rrugën e marrëveshjes për çështjen e dinarit dhe atë të asociacionit të komunave serbe. Kosova ka mbajtur një votim për heqjen e kryetarëve të komunave serbe në veri, ne vlerësojmë veprimtarinë e Kosovës për këtë proces. E dimë se nuk ka vendim nga votuesit për të hequr kryet“.

Top Channel

Share: