Home Gjeo-Ekonomia Sunak: Lufta në Rripin e Gazës duhet të përfundojë

Sunak: Lufta në Rripin e Gazës duhet të përfundojë

Mbretëria e Bashkuar është “tronditur nga gjakderdhja” në Rripin e Gazës dhe kjo luftë “duhet të përfundojë, tha kryeministri britanik Rishi Sunak, me rastin e gjashtë muajve nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe Izraelit.

“Gjashtë muaj kanë kaluar nga sulmi terrorist i 7 tetorit, më i tmerrshmi në historinë e Izraelit”, tha kryeministri britanik në një deklaratë.

Sulmi i nisur nga militantët e Hamasit më 7 tetor në jug të Izraelit vrau 1,170 njerëz, shumica prej tyre civilë. Më shumë se 250 njerëz u rrëmbyen dhe u dërguan në Rripin e Gazës.

Si rezultat i operacioneve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës, të cilat vazhdojnë pa pushim, sipas Hamasit janë vrarë më shumë se 33,000 palestinezë.

“Ne vazhdojmë të mbështesim të drejtën e Izraelit për të shkatërruar terroristët e  Hamasit dhe për të mbrojtur sigurinë e tij”, siguroi Rishi Sunak.

Shtatë punëtorë në organizatën humanitare World Central Kitchen (WCK), përfshirë tre britanikë, u vranë të hënën në Rripin e Gazës nga një dron izraelit.

360grade.al

Share: