Home I pakategorizuar Tërmet i fuqishëm në Tajvan, 7.5 ballë, 4 të vdekur, alarm emergjent...

Tërmet i fuqishëm në Tajvan, 7.5 ballë, 4 të vdekur, alarm emergjent për cunam

Të paktën katër persona mbetën të vdekur dhe 50 të plagosur nga tërmeti që goditi mëngjesin e sotëm Tajvanin, me 26 ndërtesa të raportuara gjithashtu se janë anuar ose janë shembur në qarkun Hualien. Pas lëkundjeve sizmike raportohet se ka pasur paralajmërime emergjente për cunami si në ishull ashtu edhe në vendet fqinje, veçanërisht në Japoninë jugore dhe Filipine. Mediat e huaja raportuan se banorët u bllokuan në ndërtesat e shembura në qytetin ishullor Hualien pas tërmetit shumë të fortë 7.5 ballë që goditi pak para orës 08:00 (ora e Taipeit; 09:00 me orën e Tokios).

Tërmeti me magnitudë 7.5 goditi afër ishullit, duke shkaktuar paralajmërime emergjente për cunami për vetë Tajvanin dhe ishujt japonezë të prefekturës Okinawa (në jugperëndim). Tërmeti ka ndodhur në brigjet e Japonisë jugperëndimore. Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, lëkundja ishte 7.5 Rihter dhe epiqendra e saj ndodhej 12 kilometra në jug të Tajvanit.

Share: