Home Gjeo-Ekonomia Votimi për hyrjen e Kosovës në KiE, Tabaku takohet me McAllister: Rajoni...

Votimi për hyrjen e Kosovës në KiE, Tabaku takohet me McAllister: Rajoni dhe Shqipëria ka nevojë për procesin e integrimit

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, gjendet në Bruksel e thërritur në një konferencë në lidhje me luftën anti-korrupsion organizuar nga Instituti Republikan dhe NED.

Tabaku

Gjatë qëndrimit të saj atje deputetja Tabaku njëkohësisht dhe kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane u takua dhe me nënkryetarin e Partive Popullore Europiane, David McAllister.

Përmes një postimi në rrjetin sociale X (dikur Tëitter) ajo është shprehur se në atë takim u diskutua plani i rritjes e çfarë përfitojnë vendet e BE, për më tepër janë diskutuar tema si procesi integrimit dhe njëkohësisht forcimi i Partisë Demokratike për të qenë një forcë konkuruese.

Postimi i Tabakut në “X”:

Si gjithmonë kënaqësi diskutimi me zv/kryetarin @EPPGroup dhe njëkohësisht kryetarin @EP_ForeignAff MEP @davidmcallister me fokus:

📈planin e rritjes,
🇪🇺 procesin e integrimit të rajonit të BP
✌️si dhe për forcimin e PD

Shqipëria ka nevojë për vizion të ri.

Share: