Pena që lëvron në edicionin e saj të parë na afron me shkrimtaren e njohur Nexhmije Hasani
Në dt 10 May 2024 në kryeqytetin Britanik nisi udhëtimin një cikël i ri, i cili do të rrugëtojë çdo pranverë me krijuesit letrarë- shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar duke i sjellë ëmbëlsi pranverore këtij qyteti që shpesh përshkruhet si gri.
Anila Kadija, organizatoria e këtij eventi artistik, në shpirt mban diellin që ka sjellë nga Italia dhe këtu në Britani, përjeton një emigrim të dytë, pas më shumë se 20 vitesh emigrim në Parma.
Ashtu si gjithë ata që frymojnë art, Anila beson se nuk ka ura lidhëse më të çmuara se sa arti dhe sporti në shërbim te bashkimit mes popujsh. Në këtë rast ai do të shërbejë për të promovuar kapacitete letrare dhe artistike mes komunitetit shqiptar ne Britani.
“E kisha një dëshirë të madhe, prej shumë kohësh, që ta promovoja penën dhe botën e bukur femërore shqiptare në Angli” – thotë ideatorja e këtij organizimi, mbrëmje kulturore, znj. Anila Kadija.
Së bashku me BAACA ( British Albanian Artist & Culture Association) kjo e ide u bë projekt vjetor, e cila do të bëhet traditë në Londër. Një nismë që do të realizohet në bashkëpunim me Booklovers, klubin e intelektualeve shqiptare në Londër.
Sonte e hapi siparin e këtij eventi kulturor shkrimtaria e njohur shqiptare Nexhmije Hasani me shumë tituj librash të saj por në veçanti romanin e fundit: “Partiturë Agu” , 2023, ku protagonistja kryesore Elisa që përjeton dashurinë si ne një partiturë duke përcjellë një gjuhë melodioze ndër malle, melankoli , pasione dhe dëshira të cilat shprehen në roman edhe ndër proza e rima që personazhet i dedikojnë ndjenjës sublime, dashurisë.
“Dashuria dhe dielli i vendit tim ma mbushin shpirtin plot frymezim . Nëse nuk do të kthehesha atje s’ do mundesha të mbushesha me frymë(zim) … “ – përgjigjet Nexhmija Kur e pyesin nëse do të shkruante njësoj po të mos ishte në emigrim.
“Segreti i shkrimeve të mia është gjithmone Shqipëria , melankolia e kohës së shkuar , dashuritë dhe ndjenjat e pathëna që ndërthuren me një kohë te shkuar dhe dëshirën për ti realizuar duke mos i ndjere vitet që ikin”.
Sepse e tillë është pena e Nexhmije Hasanit kësaj gruaje aq të vyer të shkrimeve shqiptare me prezencën e saj të thjeshtë dhe mënyrën e një të foluri kaq të ëmbël dhe paqësor që të fut në atë Botën e saj plot ngjyra dhe ta lë ty në dorë ta përjetosh dhe ta personalizosh, momentin ndër fjalë që rrjedhin ëmbël, njësoj sikur të jesh përpara pikturave plot konfiguracione e ngjyra të Kandiskit.
Në një Botë plot ndjenja të harruara njerëzore që rizgjohen në ty sapo të gërmosh në gërmat letrare të kësaj autore.
Ato ndjenja, që shpesh qielli gri i ketij qyteti, shpejtësia që e karakterizon dhe të mbyt në vetminë e saj, trasmetojnë në ty njerezillëkun për të cilin çdo njëri nga ne ka nevojë ta ndiejë pranë. Kështu sonte mes miqsh dhe aktivistë , artistë dhe dashamirës të artit, shkrimtaria shqiptare ne Britaninë e Bashkuar hapi siparin e një sërë eventesh artistike që do të organizohen për dashamirësit e librit dhe artit
Me një mësuese, gazetare dhe grua intelektuale e plot mirësi si Z.nja Anila Kadija , jam e sigurtë se do te këtë çdo kush nga artistët tanë këtu ne Britani rastin që të promovohet dhe çdo dashamirës i artit do të ishte falënderues për pjesmarrjen në takime letrare që të mbushin shpirtin me kënaqesi.
Ndër botimet e autores:
“Kalvari i diagramës”, roman. Botuar në vitin 2015, shqip – anglisht.
“Trajektorja e jetës, skica e tregime”, botuar në 2016, shqip – anglisht.
“Vijë e lakuar”, novelë, botuar në 2017
“Valsi i petaleve”, poezi, botuar në 2019
“Successful Mother’s, histori inspiruese të jetës”, botuar në 2019.
“Partiturë Agu”, roman, botuar në 2023.