Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka përgëzuar Kosovën për avancimin e statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Në një postim në rrjetin social X shkruan se është i kënaqur që Republika e Kosovës ka avancuar në një anëtare të asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
“Jam i kënaqur që shoh se Republika e Kosovës ka avancuar në një anëtare të asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë që Kosova jo vetëm të anëtarësohej në Asamblenë Parlamentare, por më e rëndësishmja, të jetë përfundimisht një anëtare e plotë e NATO-s.
Duhet bërë më shumë he mbani mend se unë do të vazhdoj të shtyj para përfshirjen e tyre të plotë në NATO, thotë ai.