Home Gjeo-Ekonomia Franca “shkëputet” nga aleatët, mbështet urdhër arrestin për Netanyahun dhe Hamasin

Franca “shkëputet” nga aleatët, mbështet urdhër arrestin për Netanyahun dhe Hamasin

Franca ka shprehur mbështetjen për Gjykatën Penale Ndërkombëtare pasi kërkoi urdhër arrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant si edhe udhëheqësit e Hamasit, dy liderët e lartë Mohammed Diab Ibrahim al-Masri dhe Ismail Haniyeh.

“Franca mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pavarësinë e saj dhe luftën kundër mosndëshkimit në të gjitha situatat”, tha ministria e saj e jashtme në një deklaratë.

Mbështetja e Francës për vendimin e gjykatës shënon një ndarje midis pozicionit të saj dhe atij të aleatëve, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Italinë.

Ministria “dënoi masakrat antisemite nga Hamasi” gjatë sulmit ndaj Izraelit më 7 tetor, i cili u “shoqërua me akte torture dhe dhunë seksuale”.

Në deklaratën e ministrisë së Jashtme theksohet gjithashtu se Franca kishte paralajmëruar Izraelin “për nevojën për respektim të rreptë me ligjin ndërkombëtar humanitar, dhe në veçanti për nivelin e papranueshëm të viktimave civile në Rripin e Gazës dhe aksesin e pamjaftueshëm humanitar në enklavë”.

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan tha të hënën se kishte kërkuar urdhër-arrest për Netanyahun dhe ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant për krime që përfshijnë “vrasje me dashje”, “shfarosje dhe/ose vrasje” dhe “vrasje nga uria” gjatë luftës në Gaza.

Khan tha gjithashtu se udhëheqësit e grupit militant palestinez Hamas, duke përfshirë Ismail Haniyeh me bazë në Katar dhe shefin e Gazës, Yahya Sinëar, mbajnë përgjegjësi penale për veprimet e kryera gjatë sulmit të 7 tetorit.

Presidenti i SHBA, Joe Biden, e quajti “skandaloze” kërkesën për urdhër-arrest kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të mbrojtjes Yoav Gallant.

“Kërkesa e prokurorit të ICC-së për urdhër-arrest kundër udhëheqësve izraelitë është skandaloze. Dhe më lejoni të jem i qartë: çfarëdo që mund të nënkuptojë ky prokuror, nuk ka asnjë ekuivalencë – asnjë – midis Izraelit dhe Hamasit. Ne do të qëndrojmë gjithmonë me Izraelin kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së tij’, thuhet në reagimin e Biden, thekson Biden

360grade.al

Share: