Home KRYESORE “Jemi të shurdhër!”/ Mazhoranca presion SPAK-ut? Altin Dumani: Për t’ua bërë të...

“Jemi të shurdhër!”/ Mazhoranca presion SPAK-ut? Altin Dumani: Për t’ua bërë të qartë… orientohemi vetëm nga ligji!

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, u është përgjigjur pyetjeve të adresuara sot në komisionin e Ligjeve nga anëtarët e PD.

I pyetur nëse SPAK ka presion politik nga mazhoranca, ai deklaroi ata janë të shurdhër nga çdo lloj retorike politike dhe se orientohen vetëm nga ligji.

“Lidhur me presionin politik, për t’ua bërë të qartë, ne kemi marrëdhënie institucionale dhe procedurale me të gjithë funksionarë dhe ish funksionarë. Jemi të shurdhër nga çdo lloj retorike politike. Orientohemi dhe jemi përgjegjës vetëm përballë ligjit”, u shpreh ai.

Top Channel

Share: