Home KRYESORE Kuvendi nis me tensione/ Nikolla rrëzon kërkesën e opozitës për mocion me...

Kuvendi nis me tensione/ Nikolla rrëzon kërkesën e opozitës për mocion me debat, deputetja e PD: Keni njohuri të cekëta!

Ka nisur me tensione edhe kjo seancë parlamentare.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla rrëzoi kërkesën e opozitës për mocion debat për sulmet ndaj gazetarëve, dhe kjo nuk është pritur mirë nga deputetët e opozitës.

Ina Zhupa mori fjalën në Kuvend, duke e cilësuar këtë vendim si ‘qasje diktatoriale’.

“Njohuritë tuaja janë të cekëta por do duhet të konsultoheni para se të shkaktoni një precedent që nuk ka ndodhur ndonjëherë në këtë Kuvend. Merrni përsipër të bënin zonjën ushtar, në cilën veprimtari të Këshillit të ministrave është mocioni debat për Ukrainën apo për Srebenicën.

Ju folët për veprimtari të Këshillit të Ministrave, zonja kryetare citoni nenin 89 pikën 3, nuk pyesni juristët sesi lexohet neni. Gazetarët hiqen, nuk është asnjë e drejtë që t’i hiqni. Ktheni gazetarët në sallë, mos cenoni lirinë e medias. Kjo është qasje diktatorjale.”-u shpreh deputetja e PD.

Top Channel

Share: