L’Istituto di Cultura Italiano in collaborazione con l’Ambasciata d’Italia di Tirana, il Dipartimento di Storia Culture Civiltà. Sezione di Archeologia dell’Università di Bologna, il Ministero dell’Economia, Cultura e l’Innovazione e il Museo di Archeologia di Tirana è lieto di presentare la Conferenza
Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë, Departamentin e Historisë Kulturave Qytetërimeve. Seksioni i Arkeologjisë pranë Universitetit të Bolonjës, Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe Muzeun Arkeologjik Tiranë, ka kënaqësinë të prezantojë Konferencën
“Butrinto cento. Una tradizione attuale dell’archeologia italo-albanese”
“Butrinti njëqind. Një traditë aktuale e arkeologjisë italo-shqiptare”
in occasione del centenario della scoperta di Butrinti dall’Archeologo Luigi M. Ugolini e della Settimana dell’Italia / me rastin e njëqindvjetorit të zbulimit të Butrintit nga Arkeologu Luigi M. Ugolini dhe Javës së Italisë
,
03.06.2024 ore 16:00
Tirana – Museo Archeologico / Tiranë – Muzeu Arkeologjik
Ingresso libero / Hyrja e lirë
A cento anni dal primo viaggio esplorativo dell’archeologo italiano Luigi Maria Ugolini in Albania si coglie l’occasione per celebrare la riscoperta di Butrinto e l’inizio di una collaborazione archeologica tra Italia e Albania. Grazie a quel viaggio avventuroso compiuto nella primavera del 1924 Ugolini visitò prima Phoinike, antica capitale dell’Epiro, e poi Butrinto, ritrovando il luogo visitato da Enea nel noto racconto virgiliano.
Poco dopo, nel 1927, ebbero inizio gli scavi nel sito di Phoinike che si protrassero per due anni prima di spostarsi a Butrinto dove lavorò intensamente sino alla fine dei suoi giorni.
Le ricerche, promosse al tempo dal Ministero degli Affari Esteri della Repubblica Italiana nell’ambito di un accordo con l’allora Governo albanese, portarono alla scoperta di monumenti di eccezionale importanza che contribuiscono ancora oggi a rendere Butrinto uno dei principali siti archeologici del Paese, riconosciuto come patrimonio comune dall’UNESCO.
Dal 2000 è stato avviato un nuovo progetto italo-albanese nella regione della Caonia costiera, corrispondente all’attuale Albania meridionale. Le ricerche, promosse dall’Università di Bologna e dall’Istituto di Archeologia di Tirana, grazie al supporto del Ministero per gli Affari Esteri e per la Cooperazione Internazionale della Repubblica Italiana in accordo con il Ministero della Cultura Albanese, sono riprese sulle orme di Ugolini prima a Phoinike e poi, dal 2015, a Butrinto.
In occasione della presentazione della ristampa del volume ‘Butrinto. Il mito d’Enea. Gli scavi’ che racconta la scoperta di Ugolini, verranno presentati anche i risultati delle ricerche più recenti.
Njëqind vjet pas udhëtimit të parë eksplorues të arkeologut italian Luigi Maria Ugolini në Shqipëri, përfitojmë nga rasti për të kremtuar rizbulimin e Butrintit dhe fillimin e një bashkëpunimi arkeologjik mes Italisë dhe Shqipërisë. Falë atij udhëtimi aventuresk të ndërmarrë në pranverën e vitit 1924, Ugolini vizitoi fillimisht Finiqin, kryeqytetin antik të Epirit dhe më pas Butrintin, duke gjetur vendin e vizituar nga Enea në historinë e njohur virgjiliane.
Menjëherë më pas, në vitin 1927, filluan gërmimet në sitin e Finiqit, të cilat zgjatën dy vjet, përpara se të spostoheshin në Butrint, ku Ugolini punoi intensivisht deri në fund të ditëve të tij.
Këto kërkime, asokohe të promovuara nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Italiane, si pjesë e një marrëveshjeje me Qeverinë e atëhershme shqiptare, çuan në zbulimin e monumenteve të një rëndësie të jashtëzakonshme, të cilat edhe sot japin ndihmesën e tyre për ta kthyer Butrintin në një nga sitet kryesore arkeologjike në vend, njohur si një trashëgimi e përbashkët nga UNESCO.
Që prej vitit 2000 ka zënë fill një projekt i ri italo-shqiptar në rajonin e Kaonisë bregdetare, që korrespondon me Shqipërinë e sotme jugore. Kërkimet, të promovuara nga Universiteti i Bolonjës dhe Instituti i Arkeologjisë Tiranë, falë mbështetjes së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, në marrëveshje me Ministrinë e Kulturës Shqiptare. Ky projekt, duke ndjekur gjurmët e Ugolinit, kanë nisur fillimisht në Finiq dhe më pas, që prej vitit 2015, në Butrint.
Me rastin e prezantimit të ribotimit të vëllimit ‘Butrinti. Miti i Eneas. Gërmimet’, i cili rrëfen zbulimin e Ugolinit, do të paraqiten edhe rezultatet e kërkimeve më të fundit.