Nga Tritan Kalo
Si qytetar observues i kujdesshëm i gjithshkaje që ndodh në vëndin tim, ani pse i vendosur prej 8.09.2023 pas daljes në pension më 18.07.2023 në Victoria, BC, Canada, më bënë çudi disa elementë të këtij debati:
1- Të ngulmosh shurdhazi dhe verbërisht si Mazhorancë qeverisëse “të rifitosh virgjërinë e luftës kundër korrupsionit”, 11 vite pasi shqiptarët të besuan 1.000.000 vota/shuplaka pikërisht për të goditur këtë gurë-themeli të së keqes në Shqipërinë e këndej Drinit sikundër është korrupsioni, më e pakta që mundet të thuhet është thjesht një HIPOKRIZI apo DEMAGOGJI, nëmos të dyja njëkohësisht;
2- Të harosh se ke në burg ose në ndjekje penale duke filluar nga nr. 2 i qeverisë e shumë të tjerë poshtë tij, don të thotë se asnjëri prej tyre nuku “ti kanë ngrënë kumbullat ose dardhat pas shpinës tënde”, por me dijeninë tënde të plotë si KM/Skënderbeu i kohës sepse ishin përzgjedhja tënde për këto poste e detyra;
3- KORRUPSIONI nuku luftohet me Rezoluta, por me përpjekje të përminutëshme si për parandalimin po ashtu edhe për ndëshkimin e hershëm të tij, sapo elementë të korrupsionit shfaqen në praktikën qeverisëse të vëndit;
4- Çfarë bëhet me ata/ato individë të përfshira në afera korruptive deri dje pjesë e Kabinetit Qeverisës?! Pritet “vetëm ndëshkimi i tyre nga drejtësia”, nëse do të ndodhë kjo gjë, apo ndaj tyre mbahet edhe një qëndrim politik, sepse është një detyrim partiak si kryetar i Rilindjes/ish-PS?!
5- PËRSE VETËM DY-TRE SYRESH dalin e debatojnë pas FJALIMBAJTËSIT tonë KM në mbështetje të tij?!?!…
“ Il poppolo Albanese” ka votuar e mban me taksat e tija edhe dhjetra deputetë të tjerë të Mazhorancës. A kanë ata/ato njëmëndësi me KM/Skënderbe, Mamicën apo Tanush Topinë e tij?! Nëse po, të shprehen dhe nëse jo, po ashtu të shprehin qartazi objeksionet e tyre…..
NDOSHTA fakti se ata/ato janë aty falë përzgjedhjes së Kryetarit dhe jo si të votuar direkt nga populli, u shkakton atyre “një tredhje të mirfilltë intelektuale dhe personaliteti për të mos qënurit vetvetja”.
6- KLEPTOKRACIJA dhe KORRUPSIONI nuku luftohen me rezoluta, me fushata, me fjalime, me duartokitje dhe ovacione “Parti-Edi ti për-para ne na pri!”, por me vendosmërinë politike dhe atë ligjore për ta ndëshkuar rëndë si dukuri qeverisëse jo mbrothësuese e faktorizuese e vëndit, dhe jo duke “larë duart si Pons Pilati”, se:
“Përgjegjësia është vetëm personale”, sikur deputetët dhe ministrat erdhën në ato poste pa dijeninë dhe përzgjedhjen e KM njëkohësisht edhe Kryetar i Rilindjes; apo që “Ai KM nuku ka dijeni për kumbullat e dardhat e ngrëna pas shpinës së tij”, sikur “magazina e fruta-perimeve” të Mazhorancës qeverisëse funksion pa magazinjer/KM dhe pa inventar/Audit të brendshëm?!
“THESIN e KORRUPSIONIT” vetëm populli do të vijojë ta mbajë mbi shpinë?! Po “agai mazhorancë çfarë bën me këtë thes”?!?!
7- Po OPOZITA e përçarë përse edhe ajo vijon “show”-n e saj politik, në vënd që të organizohet e bashkuar dhe jo e disatufëzuar, çka ja bën plotësisht të pamundur kryerjen e funksionit të saj, vëzhgues dhe kontrollues të funksionit qeverisës së vëndit nga Mazhoranca aktuale, duke i zbehur shpresat e votuesve për një ndryshim të afërt të pejsazhit politik të vëndit….
AJO vetë çfarë ka bërë përgjatë qeverisjes së saj, për të parandaluar dhe luftuar kleptokracinë dhe korrupsionin?! Është edhe ajo po aq e përlyer sa edhe kjo mazhorancë?!?!
KOHËS së zhagitjes 33 vjeçare në udhëkryqin e tranzicionit DEMON-KRATIK duhet ti vijë fundi….
SKENA POLITIKE kërkon daljen në të të FORCAVE të REJA:
- të drejtuara nga INDIVIDË të pa përlyer në llumin e qeverisjes së këtyre 33 viteve,
- që nuk kanë “ngrënë asnjë lugë çorbe të prishur” të ofruar nga shërbimet inteligjente të huaja,
- që ATDHETARINË dhe SHQIPTARIZMËN i kanë të trashëguara ose të mirëfituara me dijet, punën dhe përkushtimin e tyre.
TIME TO SAY GOOD BYE TO THE OLD POLITICAL ESTABLISHMENT!!!
Together forever and ever🙏🤝🙋🇦🇱🇨🇦