Home KRYESORE Nuk ec njëjtë me zemrën…

Nuk ec njëjtë me zemrën…

Nga Irena Kuka Dragoti

Zemra ime sheh përtej dritës,
me një liri që nuk i mjafton…
Flet bindshëm, për çka nuk ka ndodhur
lufton si një ëndërr jetëgjatë
pa kthyer mbrapsh asnjë betejë
Në të gurgullojnë fitore zjarri
e sigurisht ndonjë lot..
Zemra ime flokëkuqe, me zë përralle të patreguar,
bredh horizontesh në mesnatë
mbledh veshje yjesh, për rrugën e fatit
Në aromën e saj rriten tulipanë
buzëve ,tret orteqe
ndjej se më do, tek shihet në sytë e mi
Në ditë me diell, i mungon hija
ngrihet në ajër si puhizë ,
flet me pemët të vërteta ,
që unë nuk i di
Zemra ime, një liqen që mek zhegun e kujtesës
në brigje pa zëra
një këshillë që flet më shkoqur se arsyeja
nuk udhëtoj në një hap me të
sa vështirë e kam tia them
se unë ende me zor marr frymë..

Share: