Home Approccio Italo Albanese Rama flet hapur për “Financial Times”: Marrëveshja me Italinë për emigrantët, unike!...

Rama flet hapur për “Financial Times”: Marrëveshja me Italinë për emigrantët, unike! (Prapaskenat e bisedës me Boris Johnson)

EDI RAMA PREMIER ALBANESE GIORGIA MELONI PRESIDENTE DEL CONSIGLIO

“Marrëveshja për emigrantët është unike dhe bazohet mbi miqësinë e thellë mes dy vendeve”. Deklarata bëhet nga kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për “Financial Times” ku mes të tjerash shuan shpresat se një marrëveshje e tillë mund të bëhet me vendet e tjera.

Gazeta shkruan se partnerët perëndimorë janë përpjekur të marrin ndihmën për emigrant që kur ajo mikpriti emigrantë afganë në vitin 2020. Lista me kërkesa nisi me kryeministrin britanik Boris Johnson. “Më telefonoi dhe më tha se vlerësonte lidershipin tim dhe se do të bënim diçka së bashku”, kujton Rama.

“Le të kemi një marrëveshje që t’i sjellim atje emigrantët e paligjshëm për t’i mbajtur atje për t’i përpunuar. Unë thashë; më falni, kjo nuk është e mundur.”, thotë kreu i qeverisë shqiptare për “Financial Times”.

Share: