Home KRYESORE Rezoluta antikorrupsion/ “Pas miratimit, ngrihet komisioni”, Rama-opozitës: Keni akoma shumë për të...

Rezoluta antikorrupsion/ “Pas miratimit, ngrihet komisioni”, Rama-opozitës: Keni akoma shumë për të parë

Rezoluta anti-korrupsion kaloi në rend dite vetëm më votat e mazhorancës gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, pasi opozita abstenoi.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit tha se pas miratimit të rezolutës antikorrupsion do të ngrihet komisioni.

Sakaq kreu i qeverisë u drejtua deputetëve të opozitës duke u thënë se kanë akoma shumë për të parë.

“Prandaj thirrja ime është votojeni sot draftin e rezolutës, po nuk e gjetët forcën për ta bërë mos e bojkotin komisionin. Sa herë u kamë thënë në këtë sallë, kthejuni memories ‘mos bëni këtë, shikoni bëni atë’. Ka dalë siç ju kam thënë. Jo siç keni bërë apo nuk keni bërë. Dhe e dini pse? Për një arsye shumë të thjeshtë. Jo se jam më i zgjuar apo i zoti se ju, por nuk keni dashur të shihni që rrugën që duket shumë e shkurtër ta bëjnë pafundësisht të gjatë. Ndaj ne jemi këtu dhe ju aty. Shëndet dhe me mend në kokën se keni ende shumë për të parë. Ajo që kemi nisur 10 vite më parë të bitiset 5 vite më pas kur flamuri shqiptar doni apo jo ju do ngulet në oborrin e BE në Bruksel.”, tha ai.

/abcnews.al

Share: