Home KRYESORE Rrugëtimi im… Nga Marsela Koçi

Rrugëtimi im… Nga Marsela Koçi

I ngadalësova hapat
e pashë orën tek vraponte
Kontrollova mesazhet por askush spo më dëgjonte

Kërkova me ngulm të vonoj rrugëtimin
Me shpresën se dikush do ti përgjigjej trishtimit

Se kuptova se si mund të veproja
më shumë se cdo kënd ty prita të lajmëroja

Më lodhën mendimet
kokën në xham mbështeta të mbyllja pak sytë
Ashtu më keq, më doli, u zgjova
nga ëndrra që stres me shkaktonin

Çfarë don që të mendoj?!
kur asnjë pergjigje s’marr ?
Edhe koha kalon ikën me shpejtësi
sado që mundohem ta mbaj aty, më kot

Më kthehen mendimet ashtu kuturu
sa të kam pritur sonte me dalshin këta dy sy

Edhe ecja , mendoja, shpresoja sërish
por asgjë s’ndryshoi, këtu jam akoma , ty duke të prit

I ka pritja ëndrrat?
I vret a i mban gjallë?
Çuditem me veten sa shumë paskam qarë

Askush s’mi pa lotët
Njeri s’më beson dhe mbetem me veten ashtu si gjithmonë

16/05/2024
Marsy
London

Share: