Home Gjeo-Ekonomia Sanchez: Njohja e shtetit palestinez është thelbësore për të arritur paqen

Sanchez: Njohja e shtetit palestinez është thelbësore për të arritur paqen

Njohja e shtetit të Palestinës është e nevojshme për të arritur paqen midis izraelitëve dhe palestinezëve, përveçse është një “çështje e drejtësisë historike”, tha kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.

Në një deklaratë të shkurtër, disa orë përpara se qeveria spanjolle të njohë zyrtarisht shtetin palestinez, Sanchez shtoi se vendimi nuk ishte marrë “kundër askujt, aq më tepër kundër Izraelit”.

Në fjalimin e tij televiziv, kryeministri spanjoll vuri në dukje se Spanja do të njohë një shtet palestinez që përfshin Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, të bashkuar nën Autoritetin Kombëtar Palestinez, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

Ai shtoi se Madridi nuk do të njihte ndryshimet në kufijtë palestinezë të pas vitit 1967, nëse ato nuk bien dakord nga të gjitha palët.

Irlanda dhe Norvegjia gjithashtu do të njohin zyrtarisht sot shtetin palestinez.

360grade.al

Share: