Nga Gladiola Jorbus
Mund të ulemi në të njëjtën dhomë.
Pa u parë në sy.
Pa shkëmbyer asnjë fjalë.
E sërish të themi gjithçka.
Mund të ecim të ndarë.
Të ndiejmë gjilpërat therëse të mallit.
Të vuajmë ndarjen, largësinë.
E sërish të themi gjithçka.
Mund të flemë zgjuar.
Me kamxhikë kujtimesh,
Që ulërijnë nga thellësitë e qenies.
E sërish të themi gjithçka.
Mund të udhëtojmë
Me fantazmën e dashurisë së pamundur.
Duke pretenduar se jeta na bën padrejtësi.
Teksa me fatin përfytemi
në spikamat e tokës
E sërish të themi gjithçka.