Home KRYESORE Shpërndahen 437 tituj pronësie në Himarë/ Rama: Është shfrytëzuar si çështje për...

Shpërndahen 437 tituj pronësie në Himarë/ Rama: Është shfrytëzuar si çështje për interesa politike, himariotëve nuk iu janë marrë pronat

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të premte në Himarë, ku ka nisur shpërndarja e 437 titujve të pronësisë përgjatë këtij viti për të gjithë shtëpitë e trashëguara në zonat kadastrale me probleme kronike, si Thethi, Vermoshi, Tropoja e me radhë në veri dhe Himara e Saranda në jug.

Gjatë fjalës së tij, ai ka thënë se çështja e pronave në Himarë është shfrytëzuar si çështje për interesa politike.

Rama i ka konsideruar një gënjeshtër të madhe, fjalët që thuhen se himariotëve u janë marrë pronat pa miratimin e tyre dhe i kanë kaluar dikujt tjetër, si për shembull atyre të quajtur oligarkë.

“Mirëdita dhe faleminderit shumë që jeni këtu sot dhe faleminderit që pjesa më e madhe po qendroni në diell për një aktivitet që është shumë i rëndësishëm për shumë arsye.

Është folur shumë dhe është abuzuar shumë si një çështje që lidhet vetëm me Himarën. Madje është abuzuar shumë nga ata që nuk kanë asnjë lidhje tjetër veçse shfrytëzimin legjitim të banorëve për të çuar përpara interesat e tyre politike, interesat që nuk kanë asnjë lidhje as me fqinjët. Unë do të thosha që të njëjtën problem e kanë banorët e Thethit, Tropojës, Himarës dhe deri poshtë. Aq më tepër që unë nuk jam nga Tropoja, unë jam dhe nga Himara, që do të thotë që unë nuk do të kisha asnjë arsye në botë që të mos bëja njësoj si për Kukësin, si për Tropojën dhe për Himarën. Kjo çështje ka të bëjë me regjistrimin, pasi nuk është pranuar ligji dhe janë bërë shumë ndryshime me AMTP që ju i dini më mirë se unë. Edhe kjo ka penguar shtëpitë që kanë qene aty dhe këtu është shtuar dhe një shtesë sikur kjo bëhet për t’i marrë pronat qytetarëve të Himarës për t’ia dhënë oligarkëve.

Ju e dini më mirë se unë, që nuk ka asnjë metër katror që asnjë metër katror ti jetë marrë një trashëgimtari dhe t’i jetë dhenë dikujt tjetër. Ka një situatë tjetër, që janë shfaqur pronarë që ju e dini mirë se kush janë dhe i kanë vënë qytetarët përpara një zgjedhje që të pranojnë të shesin pronën e tyre. Kush thotë që i janë marrë pronat himariotëve pa miratimin e tyre dhe i kanë kaluar dikujt tjetër, kjo është një gënjeshtër shumë e madhe”, tha Rama./abcnews.al

Share: